Spahiu i këndon Ramës dhe Veliajt: “Në ato maja rripa-rripa, një herë ma hipe njëherë ta hipa”

645
Kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu i është drejtuar kryebashkiakut Erion Veliaj me një këngë dhe me ironi sapo ka dalë nga ambientet e komisariatit nr.1, ku dhe mbahej i shoqëruar. Ai tha se Veliaj dhe Rama shumë shpejt do të shkojnë në burg dhe populli do t’i rrëzojë nga posti që ata mbajnë.
“Me urdhër të njëshit të Tiranës, të bukurit, Erion Veliaj, u vendos ndalimi i disa për disa anëtarëve të AK. Sot bëri gabimin e jetës. Kur të vijë radha jonë, po hyre këtu brenda ti dhe Edi Rama nuk do dilni këtej.
Pas do keni Kreshnik Spahiun për gjithë jetën. Ti jo njësh i Tiranës, por njësh i burgjeve shqiptare do bëhesh shpejt se gjithë do të përkedhelin në qelitë e burgut, se ne kemi vendosur të jetojmë këtu, sot çdo shqiptar taksohet nga gjobat e tua, se do të pushtosh Tiranën. O Erion, o artist, o lali i Edi Ramës.
Mos harro, kemi protestuar dhe kemi rrëzuar Ramiz Alinë, Fatos Nanon dhe shumë Kryeministra të tjerë”, tha ndër të tjera Kreshnik Spahiu.
Sigal