Spahiu: Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat

405
Sigal

Ish-deputeti i LSI-së Përparim Spahiu u është drejtuar ambasadorit të OSBE-së në Tiranë Borchard duke i thënë se dje nuk e mbajtën nervat dhe se gaboi kur i drejtoi gishtin e mesit protestuesve të Astirit.

Spahiu shton se ai nuk e pranon më të lëviz si ambasador në rrugët e Tiranës pas xhestit të djeshëm, i cili u përhap menjëherë.

POSTIMI I SPAHIUT NË FACEBOOK

Borchard gabove dje, nuk të mbajtën nervat.

Që ke qënë i njëanshëm, që e meritoje të shkruarën Shame on Ju, un kam qënë i bindur prej kohësh, por kjo nuk kushtëzonte qëndrimin tënd në Shqipëri, fundja, nuk të zgjedhim ne.

Por, që të vazhdosh, nga mbrëmë, dhe të bredhësh rrugëve të Tiranës (si ambasador pasi si qytetar i thjeshtë bëj ç’të duash) unë nuk ta pranoj më.

Turp të kesh!