Sot votohen ndryshimet në kodin rrugor dhe ligjin e nëpunësit civil

488
Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në seancë plenare, ku pritet votimi i ndryshimeve në kodin rrugor dhe ligjin e nëpunësit civil, projektligje këto që kërkojnë shumicë të cilësuar.
Rendi i ditës
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 15.10.2015 (neni 44, pika 2 Rregullore)
2. Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3, Rregullore)
3. Projektligji “Për auditimin e brendshëm në sektorin publik” (nenet 73-77, Rregullore – votim i thjeshtë) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
4. Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së ndihmës me shkëmbim notash, ndërmjet Qeverisë së RSH dhe Qeverisë së Japonisë, për furnizimin me automjete të gjeneratës së ardhme, miqësore ndaj mjedisit” (nenet 28, 73-77 Rregullore – votim me shumicë absolute) Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Relatori Diskutime 1

Vijon shqyrtimin në komisionin parlamentar: – Projektligji “Për miratimin e buxhetit faktik të shtetit për vitin 2014”. (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi) 5.
5.Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit dhe projektit ndërmjet RSH, të përfaqësuar nga Ministria e Financave, “Përfituesi”, e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, “Agjencia Zbatuese e Projektit”, dhe KFË Frankfurt AM MAIN, “KFË” për përgatitjen e projektit dhe studimeve të fizibilitetit për ndërtimin/rindërtimin e sistemeve të furnizimit me ujë në zonat rurale” (nenet 73-77, Rregullore – votim me shumicë absolute.,
Pyetje Shprehet komisioni përgjegjës për Ekonominë dhe Financat Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin Shprehet për dhënie mendimi komisioni për Politikën e Jashtme Relatori Diskutime (Shprehen grupet parlamentare): Koha e votimit (në parim/nen për nen/në tërësi)
6. Për votim: – Projektligji “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8738, datë 12.2.2001 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar”” (neni 83, Kushtetutë – votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit) – Projektligji “Për një shtesë në ligjin nr. 152/2013 “Për nëpunësin civil” të ndryshuar”” (nenet 81, 83, Kushtetutë – votim me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit)
– Projektligji “Për disa ndryshime në ligjin nr. 9584, datë 17.07.2006 “Për pagat, shpërblimet dhe strukturat e institucioneve të pavarura kushtetuese dhe të institucioneve të tjera të pavarura, të krijuara me ligj” (neni 83, Kushtetutë – votim me shumicë të thjeshtë)
7. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore) Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.
Sigal