Sot, tentativë për të grabitur Aeroportin e Rinasit

469
Ministria e Transportit dhe e Infrastrukturës sot do të paraqesin në Kuvend projektin për shtyrjen e afatit të koncesionit të Aeroportit të Rinasit, si dhe kalimin e tij një kompanie kineze, duke injoruar një rekomandim të Autoritetit të Konkurrencës për moszgjatje të afatit të koncesionit të Aeroportit të Rinasit dhe për heqje të menjëhershme të ekskluzivitetit, si një shkelje e parimeve anti-monopol të Bashkimit Europian, por pavarësisht rekomandimit të Konkurrencës, ministria ka vendosur të pranojë propozimin e koncesionarit. Ministri Edmond Haxhinasto ka deklaruar para disa ditësh se ka arritur një marrëveshje me kompaninë koncesionare të aeroportit të vetëm ndërkombëtar, ku koncesionari pranon të heqë dorë nga ekskluziviteti i fluturimeve ndërkombëtare në shkëmbim të zgjatjes së afatit të koncesionit me dy vjet. Haxhinasto e shpalli arritjen e marrëveshjes si një sukses, duke paralajmëruar vënien në punë të Aeroportit të Kukësit. Por vendimi i Autoritetit të Konkurrencës, i bërë publikë tregon prapaskenat dhe hiletë e marrëveshjes, si dhe rekomandon që qeveria nuk duhet ta pranojë zgjatjen e afatit. 

Gjithsesi, Autoriteti i Konkurrencës vëren se mënyra se si është formuluar modifikimi i kontratës, përcakton një zgjatje automatike të afatit të koncesionit dhe se ky afat zgjatet pavarësisht nëse Aeroporti i Kukësit vihet në punë apo jo. “Sipas nenit 3 të Amendamentit parashikohet zgjatja e afatit të ekskluzivitetit të operimit të Aeroportit Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, të paktën me dy vite (pavarësisht nëse do të operojë ose jo ndonjë aeroport tjetër në territorin e Shqipërisë) dhe në varësi të datës së operimit zgjatjen e afatit sipas tabelës me minimalisht 0.5 vite nëse një aeroport tjetër fillon në vitin 2024 dhe maksimalisht 5 vite nëse ndonjë aeroport tjetër fillon të operojë që këtë vit”, thuhet në vendimin e Autoritetit të Konkurrencës. Aktualisht kompania që menaxhon Rinasin fiton 8 deri në 10 milionë euro në vit neto dhe zgjatja e koncesionit me dy vjet nënkupton vijimin e fitimeve të kësaj kompanie në kurriz të shqiptarëve me 16 deri në 20 milionë euro në vit. 

Ndërkohë, ndërsa afati i koncesionit zgjatet me dy vjet, nuk është e sigurt se Aeroporti i Kukësit do të funksionojë, dhe nëse do të funksionojë, do të jetë apo jo në gjendje të konkurrojë Rinasin dhe të sjellë ulje të kostove. Shumë ekspertë vërejnë se Aeroporti i Kukësit është aktualisht jashtë kohe, pasi kur u ndërtua, gjykohej se mund të shërbente për të mbuluar një pjesë të tregut të Kosovës, por gjërat ndryshuan me shpejtësi dhe ky aeroport do mbetet më shumë i mbyllur dhe se nuk ka kompani që të mbajë në punë njerëz, kur nuk ka fluturime. Ndaj edhe teoria Haxhinastos, se punësojmë 250 vetë është një turp se vetëm nga milionat që shteti fitonte po ta kishte vetë Rinasin do të mbante me asistence mijëra vetë. Konkretisht nëse në Rinas fitohen 10 milionë euro në vit, atëherë me kaq para do të mbaheshin në punë 3200 persona me një pagë rreth 400 mijë lekë të vjetra çdo muaj. Ja pra, kjo është hipokrizia për të cilën “Telegraf” ka biseduar me ekspertë të fushës së aviacionit civil dhe do e bëjë publike, duke i çjerrë maskën këtyre hajdutëve ordinerë, për të cilët ditët e llogaridhënies para drejtësisë po afrojnë.
Sigal