Sot, seanca e fundit e Kuvendit, 7 projektligjet kalojnë në shtator

417
Pavarësisht se qeveria ka marrë vendim duke shpallur ditë pushimi të hënën, Kuvendi duket se nuk e njeh një gjë të tillë, pasi ky institucion ka urdhëruar deputetët të paraqiten në punë, sepse do të mbahet seanca e fundit parlamentare. Zyra e shtypit e Kuvendit bën të ditur se të hënën do të mbahet seanca e fundit parlamentare për këtë sesion kuvendor. Grupet parlamentare kanë rënë dakord ndërmjet tyre që seanca plenare e së enjtes e datës e 28 korrikut të zhvendoset dhe të zhvillohet me datën 25 korrik. Sipas burimeve nga Kuvendi kjo do të jetë edhe seanca e fundit parlamentare për këtë sesion. Mësohet se urdhri për mbajtjen e seancës në fillim të javës është lëshuar nga nënkryetarja e Kuvendit, Valentina Leskaj, e cila përcaktuar dhe rendin e ditës. “Bazuar në urdhrin nr. 54, datë 19.7.2016 të Zëvendëskryetares së Kuvendit znj. Valentina Leskaj mblidhet seanca më 25 korrik”. Gjatë kësaj seance do diskutohet: Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 21.7.2016 (neni 44, pika 2 e Rregullores); Njoftimi i projektligjeve të depozituara në Kuvend (neni 44, pika 3 e Rregullores); 

Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për rehabilitimin, operimin dhe transferimin e Minierës së Kromit, Bulqizë, të Fabrikës së Pasurimit Bulqizë, të Impiantit të Seleksionimit, Klos dhe të Uzinës së Ferrokromit, Burrel” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute); Projektligji “Për miratimin e shtesës së marrëveshjes së koncesionit ndërmjet Ministrisë së Energjisë dhe Industrisë, si autoriteti kontraktues, dhe ACR Holding, S.R.L., si koncensionari, për ndërtimin, operimin dhe transferimin e Uzinës së Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Përrenjasit e Pojskës” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute); Projektligji “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme” (nenet 28, 73-77, Rregullore,votim me shumicë të thjeshtë) – procedurë e përshpejtuar – miratuar me vendimin e Kuvendit; Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes kuadër, ndërmjet Këshillit të Ministrave të RSH dhe Fondit Global kundër SIDA-s, tuberkulozit dhe malaries” (nenet 73-77, Rregullore, votim me shumicë absolute) si dhe diskutime për çështje jashtë rendit të ditës (neni 45, Rregullore).
Sigal