Sot rinis mësimi, pezullim vetëm në 27 shkolla

668
Do të rinisë sot mësimi në të gjitha shkollat e vendit, pas ndërprerjes prej dy ditësh për shkak të reshjeve intensive të shiut, ndërsa pezullimi do të vijojë vetëm në 27 shkolla, në zonat e prekura nga përmbytjet. Në një komunikim për median, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, tha se “si rezultat i masave të marra është bërë e mundur që mësimi të rifillojë ditën e hënë, pas ndërprerjes javën e kaluar për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve”. “Në 27 shkolla në zonat e prekura nga përmbytjet, nuk do të zhvillojnë mësim as nesër, deri në një njoftim të dytë”, theksoi Nikolla.

Shkollat ku s’do ketë mësim për 5 ditë
KUKËS – Shkolla 9-vjeçare: Fshat Grykë Çaji, Cikël i Ulët Domaj: Domaj, Kolesjan, NJQV Bicaj.
PUKË – E Mesme Bashkuar Iballë, njësia administrative Iballe, Bashkia Fushë-Arrëz; 9-vjeçare Fierzë, njësia administrative Fierzë, Bashkia Fushë-Arrëz.
DIBËR – Shkolla 9-vjeçare “Katund i Ri”, Luzni; shkolla vartëse “Vajmedhej“, Muhurr; Shkolla vartëse “Tejse” Radomirë.
KRUJË – Shkolla “Vesel Brama”, Kurcaj, Nikël.
TIRANË QARK – “Gjysylkanje” Pezë, “Bashkim Berisha” (kopsht) Ndroq.
KAMËZ –“Niko Hoxha” Valias, Bashkia Kamëz, “Dritas”, Dritas, Zall – Herr.
KAVAJË – Shkolla 9-vjeçare Golem.
FIER – Lëvizja Demokratike, Povelç; Darzezë e Re; Ferras; “Xhevit Fetahu”, Bishan; Boçovë; Pishë; Çerven; Shkolla e Mesme Bujqësore “Rakip Kryeziu”, Çlirim; Kashisht.
VLORË – “Ismail Qemali”, Fitore, Novoselë; “Kafil Malaj”, Bishan, Novoselë; “Loni Mone”, Poro, njësia Novoselë; “Qeriba Derri”, Bashaj, njësia Brataj, Bashkia Selenicë; “Sadik Zotaj”, Ramicë, njësia Brataj, Bashkia Selenicë.
Sigal