Sot qeveria rrit pensionet me 2,8 %

501
Sigal

Qeveria, kohë më parë ka publikuar VKM, me anën e së cilës ka vendosur, që nga data 1 prill, të rritë pensionet në masën 2,8 %, e barabartë kjo vlerë me 2 kile presh në muaj. Nga kjo rritje do të përfitojnë të gjithë ata që marrin pension pleqërie, pension invaliditeti, familjar, ushtarakët, punonjësit e policisë, gardës, SHISH-it, invalidët e luftës, minatorët, punonjësit e burgjeve, pedagogët, akademikët, pilotët, etj.

Pensionet e plota nuk do të jenë më pak se 13,753 lekë, por jo më shumë se 27,506 lekë në muaj. Qeveria më parë kishte premtuar edhe rritjen e rrogës për mësuesit, mjekët dhe infermierët, policët, mësuesit, duke filluar nga 1 marsi i 2019-s, mirëpo rritja e rrogës që u bë mjekëve dhe infermierëve ishte vetëm 7 %, ndërsa premtimi ishte 19 %.