Sot protesta, Berisha: Super cunami po afron, kakistokracia po dridhet! Rama ik!

494
Sigal

“Super cunami po afron, kakistokracia po dridhet! Rama ik! Fitore!” Ky është paralajmërimi i fortë që ka bërë sot, ish-kryeministri Sali Berisha, për protestën kombëtare që do të nisë në Tiranë në orën 20:00.

Nisur nga forca dhe shtimi në vazhdimësi i numrit të pjesëmarrësve në protestat e fundit të opozitës së bashkuar, nisur nga pasurimi i sloganeve, thirrjeve, mesazheve dhe orëve të qëndresës në secilën prej tyre, Berisha e ka shprehur pas asnjë rezervë bindjen e tij se këtë radhë bëhet fjalë për një “super cunam” që do të kërkojë largimin nga qeverisja të kryeministrit Edi Rama.

Shënimin e tij Berisha e ka shoqëruar me videomesazhin e sotshëm të Partisë Demokratike: