Sot Partia Socialiste feston 23-vjetorin e krijimit, festime madhështore në kryeqytet

47

Sot Partia Socialiste feston 23 -vjetorin e saj. Në 23 këtë përvjetor, PS mbush pothuaj një vit në qeverisje, pas një periudhe 8-vjeçare në opozitë. Këtë vit, festa pritet të bëhet në mjediset e lulishtes së Muzeut Kombëtar, ndryshe nga një vit më parë, kur ajo së bashku me fitoren e zgjedhjeve u zhvillua në hotel “Sheraton”. Burimet nga Partia Socialiste bënë të ditur se, në festën që pritet të mbahet sot, më 12 qershor, në orën 19:30 do të jenë të ftuar veç deputetëve e krerëve aktualë të rretheve edhe ish-themelues. Në festë priten të jenë të pranishëm edhe ish-kryetari i parë Fatos Nano, por edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe deputetët e opozitës. Janë ftuar gjithashtu, krerët e partive aleate, si dhe partive të tjera të opozitës, ambasadorë të akredituar në Tiranë. Mësohet se, do të ketë pamje që do të shfaqen me videoprojektor, trokitje gotash dhe urime, ashtu siç zakonisht ndodh në këto festa.

 

Shqipëria lobim për Statusin, së shpejti Merkel dhe Hollande vizitojnë Shqipërinë

 Edi Rama-Hollande: Franca mbështetje Shqipërisë për integrimin europian

 Në Shqipëri autoritetet e vendit kanë ndërmarrë një veprimtari intensive diplomatike për të garantuar mbështetjen e të gjithë vendeve anëtare të Bashkimit europian për dhënien e statusit kandidat. Vendimi i vendeve anëtare pritet ne fund të këtij muaji. Kryeministri Edi Rama u takua sot në Paris me presidentin francez Francois Hollande, ndërsa ministrja e Integrimit Klajda Gjosha pati takime këto ditë në Londër dhe në Hagë. Po sot në Bruksel ministri për pushtetin vendor Bledi Çuçi, paraqiti planin e qeverisë për luftën kundër korrupsionit përpara përfaqësuesve të përhershëm të vendeve anëtare.

Rama: Franca mbështetje Shqipërisë për integrimin europian

Kryeministri Edi Rama u prit dje pasdite në një takim të veçantë nga Presidenti i Francës z. François Hollande, në Pallatin Elysee, njoftojnë burime nga Kryeministria. Presidenti Hollande i shprehu Kryeministrit Rama mbështetjen e Francës për integrimin europian të Shqipërisë. Gjithashtu, gjatë takimit, Presidenti francez theksoi se, Shqipëria shihet si vend stabiliteti në rajonin e Ballkanit. Në takim u bisedua edhe për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve, ku Presidenti Hollande vlerësoi rritjen e bashkëpunimit në fushën e ekonomisë dhe kulturës, por edhe bashkëpunimin ushtarak e policor. Kryeministri Edi Rama e falënderoi Presidentin François Hollande për mbështetjen e vazhdueshme të Franca i ka dhënë Shqipërisë. Ftesën e Kryeministrit Rama për të vizituar Tiranën, Presidenti Hollande e vlerësoi si një vizitë që mund të bëhet realitet në një kohë të afërt.

Në këtë takim merrnin pjesë dhe Ministri i Jashtëm francez Laurent Fabius dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë Ditmir Bushati.

Rama: Optimist për statusin. Hollande do vizitojë Shqipërinë

Presidenti francez Fransua Hollande do të vizitojë Shqipërinë. Konfirmimi vjen nga vetë kryeministri Edi Rama, pas takimit me Holande. Një takim, i cili nisi rreth orës 16 dhe përfundoi rreth orës 17. “Një takim përtej pritshmërive”,-kështu e cilëson kreu i qeverisë takimin me presidentin francez, teksa shprehet kënaqësinë për konfirmimin e Holland se do të vizitojë Shqipërinë, njësoj si edhe kancelarja Merkel. Me Presidentin e Senatit ku përcolla dhe falënderimet e kryetarit të Kuvendit për mbështetjen e madhe për statusin”- shkruan në rrjetin social “Tëitter”, Kryeministri Edi Rama. Më pas, kreu i Ekzekutivit shqiptar, tregoi hollësishëm mbi takimin me Presidentin Francez. “Takimi me presidentin i kaloi pritshmëritë tona, pasi ishte takim shumë i hapur, miqësor i drejtpërdrejtë. Patëm mundësinë të shtjellojmë në gjithë përmasat e veta domosdoshmërinë që ka Shqipëria dhe Ballkani për tu integruar në BE, por dhe domosdoshmërinë që ka BE për të kuptuar se sa të nevojshme e ka Shqipërinë dhe Ballkanin”-bëri me dije Rama gjatë fjalës së tij për mediat, pas takimit me presidentin francez. Nga ana tjetër biseda u shtri dhe në bashkëpunimin e dimensionit ekonomik, një bashkëpunim që sipas kryeministrit Rama do intensifikohet. “Do intensifikohet, ashtu siç do intensifikohen edhe shkëmbimet kulturore, apo ato ne nivelin e ekspertizës për të mbështetur procesin e integrimit”,-bëri me dije më tej Rama. Ndërkohë, pjesa tjetër e vizitës kishte të bënte drejtpërdrejtë me sipërmarrjet franceze. “Ishim në organizatën më të madhe të sipërmarrësve franceze ku patëm mundësi të flasim e dëgjojmë, të japim vizionin tonë dhe disa nga tiparet kryesore të modelit të ri ekonomik që po ndërtojmë dhe të marrim shprehje të ndryshme interesi nga investitorët franceze për të ardhur dhe investuar në Shqipëri. Unë jam optimist dhe e konsideroj këtë vizitë përtej pritshmërive”,-shtoi më tej Rama.

Rama takim në organizatën MEDEF për potencialin ekonomik dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës në Paris, ka zhvilluar një takim në organizatën prestigjioze MEDEF (Lëvizja e Sipërmarrësve të Francës). Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Rama shkruan se, në këtë takim u bisedua për potencialin ekonomik të Shqipërisë dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë. “Duke bashkëbiseduar për Shqipërinë, për potencialin e saj ekonomik në organizatën prestigjioze MEDEF (Lëvizja e Sipërmarrësve të Francës), si dhe për Europën dhe të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe Ballkanit Perëndimor në IFRI (Institutin francez për Marrëdhëniet Ndërkombëtare)”,- shkruan Kryeministri Rama, duke postuar edhe një set fotosh nga aktiviteti.

Takimi me presidentin i kaloi pritshmëritë tona, pasi ishte takim shumë i hapur, miqësor i drejtpërdrejtë. Patëm mundësinë të shtjellojmë në gjithë përmasat e veta domosdoshmërinë që ka Shqipëria dhe Ballkani për tu integruar në BE, por dhe domosdoshmërinë që ka BE për të kuptuar se sa të nevojshme e ka Shqipërinë dhe Ballkanin