“Sot nuk janë bërë realitet ëndrrat e studentëve të Lëvizjes Demokratike të ‘90-s”

756
Sigal

INTERVISTA/ Flet Mimoza Ferraj, ish-studentja e parë në Lëvizjen e Dhjetorit 1990, tregon sesi lindi Partia Demokratike

Mimoza Ferraj, studentja e parë e Lëvizjes Demokratike të ‘90-s në intervistën për “Telegraf”, tregon si lindi lëvizja demokratike, kush ishin iniciatorët, si lindi ideja e krijimit të partisë së parë politike, opozitare dhe si parti e studentëve lindi Partia Demokratike, cili ishte roli i Gramoz Pashkos, Azem Hajdarit, Aleksandër Mekshit, Sali Berishës, Eduart Selamit, etj..

 Zonja Ferraj, si e kujton sot 12 dhjetorin, takimin me Ramizin dhe atmosferën në Qytetin Studenti
Në dhjetor 1990 lëvizja studentore detyroi regjimin shumëvjeçar komunist të pranojë pluralizmin politik. 343 individë, studentë, pedagogë të Universitetit të Tiranës dhe intelektualë dhe qytetarë të Tiranës , hodhën firmat në aktin themelues të PD-së, duke kristalizuar kërkesën që studentët i bënë Ramiz Alias për pluralizëm politik në Shqipëri. Ky akt ka vlerë historike. Lëvizja studentore e përkrahur nga populli i Tiranës arriti shembjen e diktaturës më të egër të historisë, diktaturës komuniste, hodhën idenë “ta bëjmë Shqipërinë si Europa”, kërkuan pluralizëm politik, dhe më kryesorja thyen frikën që ekzistonte në popull nga ai sistem. Emocionet, entuziazmi, krenaria ime është e përzier me të gjithë pjesëtarët e lëvizjes studentore, me popullin e Tiranës si dhe me intelektualët dhe pedagogët që mbështetën kauzën tonë….
Kanë kaluar 22 vjet dhe çdo vit nga ekranet televizive ndjekim në dhjetor përkujtimin e tre ditëve, Dita Kombëtare e Rinisë, Dita e Vendosjes së Pluralizmit Politik dhe dita e Krijimit të PD-së. Janë tre ngjarje që rrënjët i kanë tek trimëria, burrëria, idealizmi i 343 personave që nuk morën parasysh asgjë për një Shqipëri demokratike dhe me dëshirën që rridhte nga shpirti i trazuar vullnetarisht firmosën aktet e mësipërme. Por ironike është se asnjë qeveri në këto vite nuk i përmendë ata me emër, dhe as nuk ka treguar respektin minimal për aktin e tyre historik.

– Arben Imami deklaroi kur u kthyet në Qytetin Studenti se do krijojmë partinë demokratike. Pse nuk u themelua të nesërmen dhe u shty?

– Arben Imami kur u kthyen në Qytetin Studenti na vuri të dëgjojmë bisedën gjatë takimit dhe tha se do krijojmë partinë e studentëve dhe intelektualëve të rinj dhe meqenëse kishte brohoritje për Parti Demokratike ai tha kush do parti tjetër të shkojë gjetkë. . Fjala e Arben Imamit ishte konfirmimi i kërkesës që iu bë Ramizit nga studentet në takim ndërsa p.sh Shinasiu kërkoi parti dhe jo organizatë. Të nesërmen u bë një takim tek shtëpia e Gramoz Pashkos dhe atje pas debatesh u vendos që të krijohet Partia Demokratike e të gjithë shqiptarëve që deshën përmbysjen e komunizmit dhe jo ajo që deshte Ramizi. Atje pjesëmarrës kanë qenë: Gramoz Pashko, Aleksandër Meksi, Arben Imami, Azem Hajdari, Edmond Budina,Mimoza Ferraj, Genc Ruli e Sokol Neçaj. Jo të gjithë erdhën në të njëjtën kohë.……Më vonë unë kam prurë Eduard Selamin pasi shprehu dëshirën për të ndihmuar për të drejtat e njeriut kish me vete librin e Kartës së Helsinkit dhe më kërkoi ta merrja nga korpusi i Universitetit ku më takoi të venin në celinë (shtëpia e G.P)……Pak më vonë aty ka ardhur Sali Berisha dhe u largua sepse deshte Partinë e Studentëve dhe tha kjo është puna e juaj. Unë e përcolla dhe ndër të tjera më tha të shtonim në program: çështjen kombëtare.”…..Aktiv në hartimin e Programit ishin Pashko dhe doktor Meksi si e thërrisnin ata. Shkruante Imami. Kur mbaruam u caktua ta hapte mitingun Azemi dhe Imami të lexonte Programin.

– Si e shpjegoni që në krye të opozitës së parë erdhën të tjerë njerëz dhe u spostuan ata që u rrahën dhe u përplasën me diktaturën ?
– Ne si studentë që filluam procesin e vërtetë të demokracisë në Shqipëri, që fituam pluralizmin për gjithë shqiptarët, që vramë frikën shumëvjeçare nga organet e diktaturës, që mobilizuam të gjithë popullin në mbështetje të një të ardhme më të mirë, njësoj si Europa, kuptuam që në krye të shtetit nuk mund të vinin studentët, në krye të shtetit duhen të vinin njerëzit që dinin si funksiononte sistemi ekonomik, politik dhe shoqëror në Evropën perëndimore……

– A mendoni se ëndrra e studentëve të Dhjetorit është bërë realitet sot?
– Idealet tona nuk janë bërë realitet…Megjithatë ajo që unë dua të theksoj është se e ardhmja e lumtur e shqiptarëve dhe ëndrra jonë do të arrihet nëpërmjet vënies në jetë të atyre parimeve të lëvizjes studentore për të cilat këto 22 vjet asnjë forcë politike nuk i realizoi…Tani erdhi koha që këto ide të lëvizjes së Dhjetorit 1990 të bëhen aktive politikisht me forma dhe mjetet e duhura demokratike dhe rinia dhe ata që kërkojnë kthimin në demokraci ti tregojë edhe njëherë popullit se shpresa nuk ka vdekur dhe janë të gatshëm të bëjnë të pamundurën për të realizuar ëndrrën e tyre të ‘90-ës. Ne besojmë se disa nga ëndrrat tona janë bërë një realitet. Për shembull, sot vendi ynë ka lirinë e fjalës, ka një Kushtetutë demokratike që ngadalë është duke u përmirësuar dhe se 20 vjet më parë ajo ishte një krim edhe të përmendnim fjalën demokrat. Hyrja në NATO. Sot Shqipëria është një komb i ri Demokratik dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të jemi part i procesit dhe të sjellim zërin tonë përpara dhe për të ndihmuar këdo që na çon përpara që të realizojmë kauzën tonë. Më shumë zëra, atëherë ne do të vazhdojmë në të njëjtën rrugë, ne duhet të flasim me një zë si partitë e tjera si e bëjnë, për shembull në Shtetet e Bashkuara ata sjellin çështjet e tyre të partisë dhe të shohim se çfarë ka nevojë të sfiduar të parë dhe pastaj ata e bëjnë çështjen një realitet. Ëndrra ime është për të sjellë rreth shqiptarët në Ballkan së bashku si një popull….Një gjë më shumë që unë do të doja të shihja është për ne për të ndryshuar Kushtetutën për sa kohë një person mund të qeverisë, kjo duhet të jetë 8 vjet dhe jo më shumë, në qoftë se PD-ja fiton përsëri ajo duhet ta bëjë këtë një ligj që kurrë nuk mund të ndryshohet.

– Si e shikon humbjen e shansit për anëtarësimin e Shqipërisë në BE ? Është faji i shqiptarëve apo i politikanëve shqiptarë ?

Mosmarrja e statusit është faji i politikës shqiptare. Shqipëria e gjen veten sërish të refuzuar për këto arsye që janë themelore për demokracinë: Moszgjedhje të lira dhe të ndershme. Vendi është mbytur në batakun e korrupsionit dhe krimin e organizuar.  Drejtësia nuk funksion.  Roli i dy partive kryesore ishte për mos përmbushjen e 12 kritereve të kërkuara nga Bashkimi Europian. Politika shqiptare nuk është e interesuar që Shqipëria të hyjë në Europë, sepse qëllimet dhe interesat e dy partive kryesore nuk kanë asnjë gjë të përbashkët me ëndrrën e popullit dhe të studentëve të lëvizjes studentore.

 – Faleminderit!