Sot nis mosbindja civile, opozita thirrje qytetarëve për protestë, ja rrugët që bllokohen

510
Opozita nis sot në orën 10:00 mosbindjen civile, ku pritet të bllokojë disa akse kryesore të qarkullimit të rrugëve, në shenjë proteste për vendosjen e taksës në Rrugën e Kombit.
Nga ora 10:00-13:00 pothuajse i gjithë qarkullimi në Shqipëri do të jetë i paralizuar, kjo pasi 4 akset kryesore do të bllokohen me protestues.
Qytetarë të mbështetur edhe nga PD do të bllokojnë kryqëzimin e Milotit i cili lidh Tiranën me Shkodrën, por edhe Rrugën e Kombit me Tiranën dhe Durrësin. 
Gjithashtu do të bllokohet kryqëzimi i Çermës në Lushnje që bllokon lëvizjen në jug të vendit, kryqëzimin e Vorës dhe kryqëzimi i Bradasheshit në Elbasan.
Në funksion të kësaj proteste opozita kërkoi që seanca plenare e parashikuar në orën 10:00 të shtyhet në orën 18:00.
Kryetari i PD-së i bëri thirrje dje qytetarëve të bashkohen në protestat që do të shtrihen në të gjithë vendin.
Sigal