Sot në orën 20.00 protesta më e madhe e Opozitës

468
Sigal

Audiopërgjimet e publikuara nga “Bild”, se zgjedhjet u blenë edhe në Dibër, nxjerrin në rrugë çdo shqiptar të ndërgjegjshëm. Pas thirrjes së opozitës dhe mediave të huaja se demokracia fiton vetëm me zgjedhje të lira, reagojnë; Prof. Dr. Arben Malaj, Glauk Olldashi, Akademiku Baçe dhe shoqëria civile

 

Audiopërgjimet e publikuara nga “Bild” se zgjedhjet u blenë edhe në Dibër, hedh në rrugë çdo shqiptar të ndërgjegjshëm

Sot Protesta e madhe e Opozitës: Demokracia fiton vetëm me zgjedhje të lira dhe të ndershme

 

Tashmë është e dokumentuar me prova dhe fakte, që zgjedhjet vendore të 2016 në bashkinë e Dibrës dhe ato parlamentare në 2017 u blenë nga eksponentët më të lartë të PS-së në bashkëpunim me krimin. Faktet po publikohen përditë në mediat më prestigjioze të botës, sikurse ndodhi para disa muajsh me “Zërin e Amerikës” dhe tani nga gazeta më e madhe gjermane “Bild”. Por, në Shqipëri, edhe pse këto prova dhe fakte janë të depozituara ën dosjet 339 dhe 184 në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, deri më sot, nuk ka hetim të thelluar, nuk ka asnjë arrestim të “peshkaqenëve” të blerjes së votave, duke u provuar shqiptarëve që prokuroria në Shqipëri është marrë peng nga qeveria, edhe pse pretendohet se është zbatuar reforma në drejtësi.

Publikimi i 10 audiopërgjimeve të reja nga gazeta Bild, të dosjes 184, që dëshmuan se edhe zgjedhjet në bashkinë e Dibrës në 2016 u blenë nga eksponentët më të lartë të Rilindjes, ku u dëgjuan bisedat e ministrave, deputetëve të PS-së me persona nga bota e krimit, me biznesmenë, që kanë përfituar tenderë dhe koncesione, me drejtues të Policisë së Shtetit në Qarkun e Dibrës, e bën edhe më të domosdoshme nevojën e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, si edhe caktimin e një date tjetër, përtej 30 qershorit, për zgjedhjet vendore.

Sonte në orën 20, Protesta e Madhe

 

Sonte në orën 20, Opozita e Bashkuar do të organizojë protestën e madhe kombëtare, ku do të mblidhen para Kryeministrisë mbi 100.000 qytetarë, të ardhur nga të gjitha rrethet e vendit.

Çdo protestë kombëtare e opozitës, është më e madhe se hera e kaluar, sepse përditë shqiptarët po binden se kjo qeveri e Rilindjes që përditë po skandalizon me korrupsione, me inkriminimin e çdo strukture shtetërore, po rrezikon edhe demokracinë. Shqiptarët e kanë kuptuar që vetëm me protestë mund të shpëtojnë vetveten nga keqqeverisja. Nuk ka rrugë tjetër. Edhe pse deri tani, policia ka ushtruar dhunë të egër, ka përdorur gaz lotsjellës dhe helmues, ka arrestuar qindra protestues, janë burgosur qindra vetë, janë proceduar me mijëra protestues, kjo nuk i ka demoralizuar protestuesit që çdo herë të mblidhen edhe më shumë në sheshin e protestës.

 

Mos hapja e negociatave, një arsye më shumë për të protestuar

Tashmë është zyrtare. Bashkimi Evropian për herë të dytë i thotë “JO” hapjes së negociatave me Shqipërinë. Qeveria e Rilindjes dështoi që të realizonte 14 kushtet e integrimit që BE-ja i paracaktoi Shqipërinë në qershorin e 2018-s. Shqipëria ende nuk ka Gjykatë Kushtetuese, nuk ka Gjykatë të Lartë, ende nuk janë ngritur SPAK dfhe BKH të cilat do të gjykojnë e dënojnë korrupsionin. Përkundrazi. Kriza politike ka acaruar situatën në Shqipëri, madje, po i afrohet edhe vijave të kuqe, ku nuk është e largët një përplasje civile.

 

30 Qershori, një hap larg përplasjes civile

 

Këto ditët e fundit kanë ndodhur edhe përplasje të dhunshme midis qytetarëve dhe policisë së Shtetit. Shkaku është se në shumë bashki, qytetarët dhe bashkitë kërkojnë të respektojnë e të zbatojnë dekretin e Presidentit të Republikës, i cili ka shfuqizuar 30 qershorin si datën e zgjedhjeve bashkiake dhe kanë kërkuar që në mjediset e bashkive të mos ketë fushatë elektorale, që KZAZ-të të ndërpresin çdo aktivitet elektoral, madje kanë ndërhyrë që t’i largojnë ato edhe me forcë, mirëpo janë ndeshur me rezistencën e Policisë së Shtetit, e cila po i bindet urdhrit të qeverisë, për të zhvilluar në kundërshtim me Kushtetutën, zgjedhjet,e dhe pse Presidenti i republikës i ka shfuqizuar. Pasojë e përplasjeve të dhunshme kanë qenë arrestime të shumta të protestuesve, dhe skenat e kësaj dhune të sjellin më afër atë çfarë mund të ndodhë në 30 qershor: Përplasjen Civile. Pse jo: Gjakderdhje. Një palë që do të luftojë për të respektuar Ligjin, Kushtetutën, dekretin e Presidentit të Republikës dhe pala tjetër, që nuk respekton ligjin, Kushtetutën, por i bindet verbërisht urdhrit të kryeministrit, për të zhvilluar zgjedhje farsë, pa opozitë, zgjedhje me forcën e policisë së Shtetit. Ngjarjet e mbrëmshme në Shkodër, janë dëshmia më e qartë se çfarë mund të ndodh në 30 qershor, nëse zgjedhjet do të bëhen.

Prof. Dr. Arben Malaj: Tek ne në pushtet të sjell  hipokrizia, luksi i shpenzimeve, pushtimi i mediave kombëtare dhe arroganca

Ish-deputeti dhe ish-ministri socialist, Arben Malaj, ka bërë një paralelizëm mes fushatës zgjedhore që po zhvillohet në Austri dhe asaj që bëhet në Shqipëri. Austriakët do të votojnë për zgjedhjet parlamentare, ndërsa Rilindja në Shqipëri po shkon drejt 30 qershorit, në votime, megjithëse Presidenti Ilir Meta ka anuluar zgjedhjet vendore në këtë datë.

Arben Malaj: Modeli i një përkushtimi për njerëzit dhe me njerëzit. Ministri i akuzuar për tentativë për blerje influence mediatike me projekte publike dha menjëherë dorëheqjen. Kancelari kërkoi zgjedhje të parakohshme sepse vlerësoi se ishte dëmtuar rëndë kredibiliteti publik i qeverisë së tij. Fushata elektorale po bëhet pa skenografi teatrale, pa shpenzime të pa justifikueshme, pa tapet, pa karrige dasmash, pa rreshta simetrik si riprodhim të amfiteatrove të demokracisë së drejtpërdrejtë, pa sunduar me orë të gjata mediat kombëtare, por drejtpërdrejt dhe njerëzisht me njerëzit e thjeshtë të vendit të tij. Hipokrizia, luksi shpenzimeve, pushtimi i mediave kombëtare për zgjedhjet vendore, arrogancë, prania e tepruar policore mund të të sjellin në pushtet, por jo për njerëzit e thjeshtë të vendit tënd. “Çfarë të mbjellësh do të korrësh” – ku ka shumë pak grurë dhe pafundësisht kashtë. Mirënjohje mençurisë së popullit tonë.

Djali i Sokol Olldashit mesazh para protestës: Të bashkohemi, mos të shkelet gjaku i paraardhësve tanë

Glauk Olldashi shkruan se në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelen. Të kërkosh pacenueshmërinë e lirisë së votës do të thotë të kërkosh respektimin e sistemit demokratik, në themelet e të cilit qëndron kontributi i të gjithë demokratëve, që ditën të rrëzonin sistemin më të egër totalitar. Krimi më i madh që na ka bërë kjo qeveri është vjedhja e idealit. Dhe, në qofte se nuk bashkohemi, gjaku e lotët tanë e i paraardhësve tanë do shkelet! Në vitet ‘90, Shqiptarët jetonin në skamje, ama diskutohej dhe luftohej për ideale. Sot diskutohet vetëm mirëqenia personale dhe idealet janë harruar. Dua t’i bëj thirrje të gjithë shqiptarëve, të mëdhenj e të vegjël, të majtë e të djathtë: Të harrojmë ndasitë e të bashkohemi për veten tonë, për familjet tona e për Shqipërinë tonë!

Akademiku Baçe parashikon gjakderdhje në 30 qershor

Profesori Apollon Baçe parashikon gjakderdhje në 30 qershor, nëse zgjedhjet nuk shtyhen.

Apollon Baçe: Mendoj se jemi në etapën e provave gjenerale. Nuk ka filluar të bëhet shfaqja. Mendoj se kemi të bëjmë me një karakter pak egocentrik të Edi Ramës dhe në dilemën: Unë apo Shqipëria, ai zgjedh un-in. Ka një lloj përbuzje për Shqipërinë. Nëse i raportojnë se mund t’i shtypë raportuesit, po shoh një polici krejt tjetër nga ajo që jemi mësuar të shohim deri tani, atëherë nuk do t’i shtyjë zgjedhjet dhe do ketë gjakosje, besoj.