Sot në orën 12:00, PD dhe opozita organizojnë tubimin më të madh që nga viti 1992

522
Rama “vesh me të zeza” ndërtesën e qeverisjes së “Rilindjes”, ku merren vendimet për shqiptarët
PD dhe opozita, në protestë kundër korrupsionit, hashashit, papunësisë e varfërisë
Përparim HALILI 
Sot më 18 shkurt, PD dhe opozita do të dalin në protestë të paralajmëruar, për të cilën kreu i PD ka shkelur paraprakisht përditë, në çdo qytet dhe zonë të Shqipërisë, duke u bërë thirrje anëtarëve të PD dhe gjithë shqiptarëve, për t’i bashkuar kësaj proteste në Tiranë, nën moton “Të shpëtojmë nga e keqja e madhe dhe shkatërruese, që ka instaluar kupola e Rilindjes”. Deri dje, pra një ditë para protestës, PD e PS janë përfshirë në një beteje publike mediatike secila palë me analistët e saj, duke bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestë, por edhe duke krijuar alibi për rrezik dhune në protestë, ndërkohë që na ana e saj, PD ka deklaruar se do të jetë një manifestim paqësor, që do denoncojë qeverisjen e dështuar e të korruptuar të “Rilindjes” së Edi Ramës. Dje, ka pasur qëndrime të shumta lidhur me këtë protestë, për shkak të së cilës, nga Policia është njoftuar, se do të bllokohen e shumë akse rrugore, pika hyrëse e dalëse dhe mjedise të qytetit të Tiranës. Ndërsa policia njofton, se kjo protestë do të zgjasë vetëm 4 orë, krerët e opozitës, deklarojnë, se dinë vetëm orarin e nisjes së protestës, ndërsa përfundimin e saj e dinë qytetarët. Burime të tjera nga PD, partitë opozitare dhe komisioni organizator si dhe nga drejtues të Forumit Rinor të PD, bëjnë me dije, se protestuesit nuk do të largohen nga protesta as pas 4 orësh. Madje thuhet, se pjesa e bulevardit përballë godinës së Kryeministrisë, mund të kthehet në një fushim me çadra. Se sa mund të zgjasë kjo protestë nuk dihet asgjë e saktë, por dihet fakti, që ajo nis nesër, me pjesëmarrje nga gjithë Shqipëria. 
Sigal