Sot në orën 10:00 seancë plenare/ Kuvendi pritet të votojë për dy anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

502
Sigal

Ditën e sotme në orën 10:00 do të zhvillohet seanca plenare e radhës. Pritet që në këtë seancë të votohet dy anëtarët e rinj të Gjykatës Kushtetuese. Elsa Toska dhe Fiona Papajorgji duhet të marrin respektivisht 84 vota.

Dy ditë më parë Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendit dy listat e renditjes së kandidatëve për dy vendet vakante, më 14 tetor 2019. Ndërkohë, sipas ligjit, Kuvendi duhet të shprehet brenda 30 ditëve për të zgjedhur anëtarët.

Pak ditë më parë Ilir Meta emëroi Besnik Muçin si anëtar të Gjykatës Kushtetuese. Ky i fundit ende nuk ka përfunduar procesin e rivlerësimit, pasi çështja e tij është në KPA. Tashmë është botuar në fletoren zyrtare lista përfundimtare për vendin vakant të Gjykatën Kushtetuese, ku lista kryesohet nga Arta Vorpsi.

Zëvendësimi i Vladimir Kristos, vakancë e shpallur nga kuvendi

1. Arta Vorpsi 89.642
2. Elsa Toska 85.428
3. Besnik Muçi 81.928

• Zëvendësimi i Bashkim Dedjas, vakancë e shpallur nga Kuvendi

1. Arta Vorpsi 89.642
2. Fiona Papajorgji 88.785
3. Elsa Toska 85.428

Rendi i ditës: