Sot është testi i parë për statutin e PD-së

650
Në fund-prill PD-ja ka kongresin e saj dhe sot pritet të jetë testi i parë për dokumentin themeltar të Partisë Demokratike, ndaj grupi i ekspertëve ligjorë po përkthen në nene propozimet për ndryshimet në statut, por pjesë e procesit janë bërë vetëm një pjesë e kritikëve të lidershipit të partisë, të cilët kanë dorëzuar propozimet e tyre në parti. Draft-propozimi i parë mban autorësinë e Genti Malkos, dhe disa anëtareve të Kryesisë, të cilët kërkojnë votëbesimin e Lulzim Bashës para Kuvendit Kombëtar për shkak të kontestimit të procesit për rizgjedhjen e tij në krye te partisë. Dokumenti i tyre nuk parashikon dorëheqjen e kryetarit në rast se ai humb zgjedhjet, por propozon mosrikandimin e tij në rast humbjeje. Por, dorëheqja e kryetarit në rast se ai humb dy palë zgjedhje radhazi, parlamentare dhe vendore parashikohet në draft statutin e dytë që mban firmën e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, Edit Harxhit dhe Edvin Kullurit. Statuti i ri do të marrë si fillim miratimin e Këshillit Kombëtar në 20 prill, dhe vulën përfundimtare në Kuvendin e 28-29 prillit. Një ftesë për në kuvendin e madh është gati edhe për kritikët e Bashës, por Jozefina Topalli, Majlinda Bregu, Astrit Patozi, dhe as Arben Imami, kanë zgjedhur të mos bëhen pjesë e procesit, pasi për ta problemet nuk kanë ardhur prej statutit aktual, por prej kryetarit të partisë.
Sigal