Sot Bujar Nishani takohet me Baroneshën Catherine Ashton

435
Sigal

Presidenti Bujar Nishani do të presë sot në një takim në mjediset e institucionit, Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Baroneshën Catherine Ashton, në kuadër të turit që ajo po zhvillon në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Në qendër të bisedimeve të Presidentit Nishami dhe komisioneres së lartë të BE-së, Baroneshës Ashton do të jetë fushata zgjedhore në Shqipëri, si edhe zhvillimet politike në Rajon.
Dje Presidenti i Republikës mori pjesë në ceremoninë e kremtimit të Festës Kombëtare të shtetit të Izraelit, ku mbajti edhe një fjalë të rastit. Ceremonia e festimit të 65-vjetorit të krijimit të shtetit Izraelit u mbajt në mjediset e hotel “Sheratonit”.