Sot 8 dhjetor, dita e lirisë dhe engjejve të saj, studentëve liberator!

519
Nga Sali Berisha 
Sigal

Të dashur miq, sot është 29 vjetori i fillimit me 8 dhjetor të vitit 1990 nga rinia studentore të revolucionit demokratik, i cili si një uragan i vërtet në 3 ditë ndau epokat dhe vendosi në vendin më monist të planetit pluralizmin politik.

Ndaj sot mbarë kombi shqiptar nderon 8 dhjetorin si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e lirisë së tij.
Me 8 dhjetor te vitit 1990 studentet e universitetit të udhehequr nga tribuni legjendar, studenti Azem Hajdari u ngritën me guxim të jashtëzakonshëm në Tiranë në lëvizjen studentore për të përmbysur diktaturën komuniste më të egër në Europë.

Revolucioni Demokratik që nisi me 8 dhjetor, me shpejtësi do do të shndërrohej në levizjen më të fuqishme paqësore në historinë e vendit dhe, në një hark kohor të shkurtër prej 72 orësh, me mbështetje të fuqishme të intelektualeve dhe qytetarëve të Tiranës do gjunjëzonte rregjimin komunist dhe do ti impononte atij pranimin e pluralizmit politik në Shqipëri.

Gjer në mengjesin e 8 dhjetorit të vitit 1990 shqiptarët në Shqipëri përjetonin shtypjen e diktaturës më të egër, ndërsa shqiptarët në Kosovë, Maqedoni, Mal të zi dhe Serbi jetonin pushtimin barbar serb dhe kishin mbetur kolonia e fundit në Europë. Levizja studentore e dhjetorit 1990 hodhi themelet e lirisë dhe ndërtimit të shoqërisë së lirë në Shqipëri të daljes se vendit nga izolimi, të hapjes dhe integrimit europian dhe euroatllantik të tij. Kjo lëvizje, çeshtjen kombëtare, nga një çeshtje të tradhetuar nga klika hoxhiste, e vendosi në piedestalin e merituar për zgjidhjen e saj.

Idealet e rinisë studentore të dhjetorit 1990 ishin dhe mbetën idealet më të larta më fisnike, njerëzore dhe kombëtare të shqiptarëve. Këto ideale, energjia e tyre i bën shqiptarët të lirë dhe me dinjitet njerezor, vendosen në Shqipëri sistemin demokratik të bazuar në tregun e lirë, anëtarësuan Shqipërinë në Këshillin e Europës, në NATO, i dhanë asaj statusin e vendit kandidat në BE. Kosova u bë e pavarur dhe shqiptarët janë më të lirë se kurrë në historinë e tyre.

Ndaj dhe 8 dhjetori i vitit 1990 është dita e nderimit të lirisë dhe vlerave të saj nga mbarë shqiptarët, e nderimit të veprës së pavdekshme të Azem Hajdarit dhe studentëve liberator, që me guximin e tyre në lartësinë e një legjende shkallmuan dyert e mbyllura të lirisë për shqiptarët!

Sot pas 29 viteve qytetarët shqiptarë festojnë dhe nderojnë këtë ditë pasi brenda një viti shndërruan në shumicë partinë e idealeve të dhjetorit PD. Ata sot janë me e vendosur se kurre të shporrin nga pushteti narkomafien dhe shtetin e saj me në krye bastardin e bllokmenëve hoxhist, qe i mbylli Shqipërisë dyert e integrimit në Bashkimin Europian, Edvin Kristaq Mafinë apo tradhetarin e kombit shqiptar, Zografin Bis.

Sot përseri në këtë udhëkryq të rrezikshëm në të cilën ndodhet Shqipëria, shpresa e vetme për të përmbysur regjimin e kakistokracisë të Edvin Kristaq Mafisë është rinia e Shqipërisë. Ndaj dhe duke i uruar asaj gëzuar këtë ditë, ju bëj thirrje të rinjëve shqiptarë të ngrihen të frymëzuar nga kjo Ditë e Lirisë në lartësinë e idealeve të tyre dhe të përmbysim sa më parë rregjimin e Edvin Kristaq Mafisë dhe narkomafies së tij shtetërore.

Nderim përjetë Azem Hajdarit dhe studentëve libertor të Dhjetorit 1990.

Zoti e bekofte Rininë e Shqiperisë dhe misionin e saj! sb