Soros takohet me Edi Ramën në Zvërnec

748
Sigal

Alex Soros, djali i miliarderit Geroge Soros, ka vizituar Shqipërinë ditën e djeshme, ku besohet se është takuar me kryeministrin Rama.

Pas vizitës së Kosovës dhe Serbisë, ku Soros u takua me ata që ai i quan si politikanët e së ardhmes në këto dy vende, ai ka ardhur në Shqipëri.

Vizita e tij nuk është publikuar thuajse nga asnjë media.

Ditën e djeshme, kryeministri Rama ka qenë në Zvërnec, siç e tregon vetë në një postim në faqen e tij në “Instagram”.

Po kështu, Alex Soros ka publikuar në “Instagram” foto nga vizita e tij në Zvërnec. Avokati Altin Goxhaj shkruan në postimin e tij se kjo është vizita e tretë brenda pak muajsh e Alex Soros në Shqipëri.