Soros kontrollon zyrtarisht edhe Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve

608
Jakup B. GJOÇA
Sot zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të rivlerësimit kalimtar (vettingut) nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit 
Sot do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të rivlerësimit kalimtar (vettingut) në sallën e Pallatit të Kongreseve, pra e hapur për publikun e gjerë. Njoftimi është bërë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK), në faqen e tij zyrtare. Në këtë mënyrë KPK ka mundësuar transparencë ndaj publikut dhe medias në publikimin e njoftimeve për seancat, në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin për vettingun Nr.84/2016.
Reforma Zgjedhore u hartua dhe u financua nga Fondacioni Soros
Është pranuar zyrtarisht, që Reforma në Drejtësi u financua në çdo hap të saj nga Fondacioni Soros. Por, është fakt, që në të gjitha etapat e hartimit të Reformës në Drejtësi, u përzgjodhën juristë vendas dhe ndërkombëtarë vetëm nga fondacioni Soros. Dhe, është e kuptueshme, që reforma në Drejtësi u hartua e tillë, ligjet, institucionet e reja të drejtësisë dhe Gjyqësorit, që të shprehnin tërësisht interesat politike të Soros në Shqipëri. Qëllimi është vetëm një: Që Soros, të kapë gjithë Drejtësinë shqiptare, me anën e instrumenteve të veta në Shqipëri, sikurse janë Fondacioni “Për Shqipërinë e Hapur”,. OJQ-të, që financon tërësisht Soros, por edhe partitë politike që ka ndikim të madh, sikurse PS-ja dhe PD-ja. Madje, gjatë hartimit të Reformës Zgjedhore, sidomos kritereve përzgjedhëse të kandidatëve për institucionet e reja të Drejtësisë, u fotografuan persona të caktuar, që do të (para)emëroheshin, dhe kriteret u përshtatën pikërisht “meritave” aftësive të kandidatëve të parazgjedhur. 
Edhe Vettingun e kontrollon Soros
Reforma zgjedhore ka ardhur në çastin më kritik të saj. Në përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të institucioneve të reja të drejtësisë. Pavarësisht, sloganeve demokratike, sikurse “transparenca”, bashkëveprimi dhe bashkëpunimi, pjesëmarrja e të gjitha palëve të interesuara, prapaskenat e përzgjedhjes së kandidatëve i kontrollon vetëm një dorë e vetme. Soros, nëpërmjet fondacioneve dhe OJQ-vë që financon vetë ai. Rasti konkret. Sot, do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore për një prej subjekteve të rivlerësimit kalimtar (vettingut), Kjo seancë, do të jetë e hapur për publikun (slogani i transparencës), do të marrin pjesë edhe OJQ-, etj, slogani i bashkëpunimit. Mirëpo, siç pohon edhe vetë Komiteti Shqiptar i Helsinkit … “Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KShH), me mbështetje të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është angazhuar në monitorimin e një prej proceseve më të rëndësishëm të reformës në drejtësi, atij të vettingut të gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndaj në këtë vazhdë u shënua arritja për të disatën herë, atë të marrjes në konsideratë të sugjerimit të KShH-së për krijimin e kushteve të përshtatshme për të garantuar një proces transparent dhe publik”. Pra, edhe KSHH-ja, që të kryejë aktivitetin e saj joqeveritar, mbështetet nga Fondacioni SOROS në Shqipëri. Avokati Altin Goxhaj shkruan se “Dhe për ta bërë … kala, sot njoftohet se Soros zyrtarisht po monitoron Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve!!! D m th gjyqtarët dhe prokurorët e dinë mirë se kë duhet të kenë frikë!!! KSHH-ja vetë pohon se Fondacioni SOROS në Shqipëri, jo vetëm e mbështet dhe e përkrah, por financon edhe vetë KSHH-në! Ja deklarata publike e KSHH-së: “KShH falënderon Fondacionin Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA), për mbështetjen financiare të kësaj iniciative.” Kjo është një dëshmi e qartë se Soros në Shqipëri, me instrumentet e tij, si Fondacionet, OJQ-të, partitë politike kontrollon edhe Vettingun e Gjyqësorit. Qëllimi final i Soros është që të kapë gjithë piramidën e Drejtësisë, në mënyrë të atillë, që të imponojë edhe (çdo) vendim të Drejtësisë që të shprehin vetëm interesat politike dhe ekonomike të Soros. 
Sigal