Soros “fut në thes” kryeministrin grek

57
Hijet e Xhorxh Soros dhe hamendësimet për ndikimin e fondacionit të tij në qeveritë e majta kanë marrë një trajtë edhe më të besueshme pas publikimit të afro 2500 faqeve nga DC Leaks. Në disa prej këtyre dokumenteve theksohet rëndësia e madhe që kishte çështja e Ukrainës për miliarderin amerikan. OJF-të e krijuara prej tij u angazhuan në financimin e një fushate mediatike në mbështetje të grushtit të shtetit në Ukrainë dhe kundër retorikës ruse. Faqja on line “Zerohedge” i referohet një “fushatë të mirëfinancuar diskreditimi dhe thekson se të gjitha provat tregojnë se George Soros kishte përfshirje thelbësore në protestat në sheshin Maiden të Kievit në vitin 2014 dhe grushtin e dhunshëm të shtetit në Ukrainë. Nga dokumentet e DCLeaks zbulohet se Soros dhe “organizatat e tij jofitimprurëse” punonin për të vënë në presion shtetet anëtare të Bashkimi Europian për të mbështetur pikëpamjet mbi “Lëvizjen Euro-Maidan” në Ukrainë. Në një nga dokumentet të titulluar: “Iniciativa e Shoqërisë së Hapur për Europën (OSIFE) thuhet se Soros ka ofruar një shpërblim prej 6,500 USD një “konsulenti” për të punuar për të, për 15 ditë. Siç zbuloi të dielën “Proto Thema”, personi me të cilin kishte kontaktuar Fondacioni i Soros «Instituti i Shoqërisë së Hapur», ishte Mateu Tsimitakis, gazetar i gazetës “Agimi” dhe përgjegjës për komunikimin e kryeministrit grek Tsipras në vitin 2015.
Mediat prestigjioze “të kapura” nga Soros, nuk publikojnë skandalet e tij 
Dokumentet e publikuara pak ditë më parë ndaj miliarderit George Soros, se si ka ndikuar zgjedhjet në Europë, ka diktuar politikën e jashtme të SHBA etj, janë përhapur në të gjithë botën dhe në fakt përbëjnë një skandal për informacionin që paraqesin. Dokumentet u bënë publike nga një grup i quajtur ‘DC Leaks’ dhe janë rreth 2500 të tilla. Por, duket se ndikimi global i miliarderit amerikan Soros prek jo vetëm politikën, por edhe mediat më prestigjioze në botë. Kështu, lajmin për publikimin e këtyre dokumenteve që përbëjnë skandal, nuk e kanë pasqyruar fare New York Times, CNN, Washington Post, CBS News apo edhe shumë mediat ndërkombëtare. Lexuesit e këtyre mediave as nuk e kanë idenë se çfarë po ndodh me politikën në vendin e tyre dhe Europë që diktohet nga Soros. Janë disa media të tjera amerikane dhe britanike që nuk kanë hezituar të publikojnë skandalin për ndikimin e miliarderit amerikan George Soros, si dhe kanë botuar artikuj për censurimin e këtij lajmi në gazetat dhe mediat më të njohura ndërkombëtarisht. Fondacionet e George Soros janë të njohura edhe për ndikimin që kanë në vendin tonë dhe lidhjet që miliarderi amerikan ka me politikanë të majtë.