Soros fushatë antitramp në Shqipëri, ka financuar 9 milionë dollarë

45
Nga Lëvizja AntiSoros
Lëvizja AntiSoros me gjithë sabotimin që po na bën Luli, do të informojmë Kongresin Amerikan, se si u përdorën 9 milionë $ e USAID për Sorosin për te bllokuar KLP që Prokurorin ta zgjedhë Edi! Ka 2 muaj që Trump emëroi drejtuesit e caktuar prej tij të DASH-it për Evropën! Ka 2 muaj që po arrestohen në çdo shtet të Evropës qindra trafikantë shqiptarë, dhe jo më kot plasi bomba Tahiri! Ndaj dhe Sorosi bllokoi KLP që Krye Prokurorin ta emërojë Edi! Ndaj janë në të njëjtën varkë edhe Lu dhe Vlahutin, sepse po vjen Sunami Trump! Ndaj dhe varkari Luli, gruaja e Edit, ndodhet në të njëjtën varkë, ndaj dhe nuk e denoncon (madje i ka dhënë urdhër gjithë PD-së) rrjetin Soros për bllokimin e KLP, sepse Oktapodit Soros do i plasnin ujërat e zeza dhe do merret vesh e vërteta! Ndaj dhe TV (përveç Fax News TV) e kanë censuruar këtë të vërtetë dhe dokumentet përkatës! Por ne kemi ndërmend të bëjmë atë që s’po bën PD-ja (megjithëse, gjoja ka kompani lobimi në USA): Lëvizja AntiSoros do të informojë Kongresin Amerikan, se si me 9 milionë dollarët e taksapaguesve amerikanë që ka dhënë USAID për shoqatën sorosiane të Delina Ficos EWMI (East-West Management Institute) për angazhimin e shoqërisë civile për Reformën në Drejtësi, se si u sabotua procesi i ngritjes së KLP, që PPP (Prokurorin e Përgjithshëm të Përkohshëm) ta zgjedhë Edi për të krijuar një mur për t’u mbrojtur nga Sunami Trump! Me këto 9 milionë $ të taksapaguesve amerikanë indirekt po sponsorizohet edhe fushata e egër sorosiane antitrump në Shqipëri, madje dhe ky debati i panevojshëm publik nga këlyshët e Soros për Palestinën që synon interferimin fetar në rritjen e antiamerikanizmit dhe krijimin e një çarje me partnerin bazë strategjik të Shqipërisë SHBA! Sipas porosive të 3 javëve më parë nga Aleksandër Soros: “RRISNI ANTIAMERIKANIZMIN QË TË MBROHEMI NGA SUNAMI TRUMP!!!”