Sontazhi që përmbys politikën shqiptare

568
Sigal

Gazeta “Telegraf” zbardh sontazhet e  një kompanie amerikane për zgjedhjet e pushtetit lokal të 21 qershorit, ku priten të ketë supriza të mëdha

LSI-ja parashikohet të fitojë 40 % të votive, duke u bashkuar me partitë e vogja të së Majtës

Edhe 4 muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 21 qershorit, kur për herë të parë, procesi zgjedhor do të zbatohet mbi një ndarje të re  territoriale dhe administrative. Karakteristika e parë e këtyre zgjedhjeve është se do të ketë vetëm 61 njësi vendore, të emëruara “Bashki”, do të mungojnë komunat. Kjo do të thotë, që njësitë elektorale nuk do të jenë më të ndara si deri në zgjedhjet e fundit të 23 qershorit, ku zonat elektorale të influencës, pak a shumë ishin të ndara. Bashkimi i nëjsive elektorale të vogla, padyshim që do të sjellë edhe një hartë të re të influencave elektorale, dhe kjo do të jetë edhe përcaktuesja e rezultatit përfundimtar.

Strategjitë elektorale partiake për 21 qershorin

Shtabet elektorale të partive të mëdha, ndonëse publikisht nuk janë shpallur, në prapaskenë po bëjnë sontazhe dhe, mbi bazën e tyre, po hartojnë edhe strategjitë e tyre elektorale, sikurse janë: Aleancat elektorale. Pak a shumë shtabet elektorale të partive, po njihen me sontazhet e fshehta që organizojnë, për të mësuar zonat e reja të influencës elektorale, për të mësuar, se cilët kandidatë kanë reputacionin më të madh në elektoratin vendor, dhe mbi bazën e këtyre të dhënave që grupmbullojnë, fillojnë të skicojnë edhe listat e kandidatëve të mundshëm. Ende asnjëra palë nuk ka bërë të njohur aleancën elektorale. PS dhe LSI, ndonëse publikisht pohojnë se do të shkojnë bashkarisht, ende nuk kanë bërë asgjë. Sikurse pohoi para pak ditësh, edhe Ilir Meta, kryetari i LSI-së, këtë janë, bashkarisht me PS-në do të ndërtojnë procesin zgjedhor, që do të thotë: Si do të ndahen njësitë elektorale, bashkitë, duke vendosur secila parti kandidatin e vet, pa patur përplasje me njër-tjetrën. E dyta është se cilat parti satelitore, nga të voglat, që kanë qënë në aleancë n e së Majtës deri tani, do të bashkohet me PS-në, ose LSI-në. Shumë parti të së Majtës, kanë shprehur haptazi pakënaqësinë ndaj mosresektimit nga kryeminsitri Rama të marrëveshjes të 23 qershorit dhe kjo i bën spektike për një aleancë të mundshme më 21 qershor. Ndaj, ka shumë gjasa, që këto parti, sikurse Milo, Fronti i Majtë, e disa parti të tjera, të bashkohen me LSI-në. Edhe partitë demokrastiane, që në 23 qershor ishin në të dy koalicionet zgjedhore, tashmë kanë Unionin Demokristian dhe nëse do të bashkohen me një aleancë, të majtë apo të djathtë, kjo do të prishë edhe ekuilibrat e njohura.  Te e djathta, PR-ja ka shpallur kandidaturën e Bashkisë së Durrësit, duke I imponuar PD-së, që të pranojë kandidatin e saj, ndërkohë që PDIU-ja ende nuk ak vendosur se me kë kah politik do të shkojë në zgjedhje, edhe pse ka bërë aludime, që kërkon të bashkohet me të Majtën. Mirëpo, Koço Kokëdhima, para pak ditësh deklaroi që PDIU-ja nuk ka shans që të bashkohet me PS-në, ndërkohë që edhe LSI-ja do të ishte kundër, pasi nuk mund të pranojë, që votuesit e majtë të shkojnë të bashkojnë votat me PDIU-në, e cila bën lojra të dyfishta elektorale. E, megjithatë, PDIU-ja ka shpallur, që do të kandidojë me kandidatët e vet për Bashkinë e Konispolit dhe të Sarandës, duke dhënë një mesazh ndaj vetë PD-së.

Shifrat e zgjedhjeve të 2011-s

Në zgjedhjet e pushtetit vendor, 2 aleancat  Aleanca për të Ardhmen, me PS-në në krye fitoi 617.612 vota, osë 42,75 %. Ndërsa Aleanca për Qytetarin, ku ishte PD-LSI plus partitë e djathta tradicionale, morën 813.335 vota ose 51,77 %. Vetë LSI-ja mori117.707 vota, ose 7,49 %. Mirëpo këto konjuktura elektorale kanë ndryshuar shumë, pasi LSI-ja është shkëputur nga kjo aleancë dhe I është bashkuar së Majtës. Gjithashtu, brenda aleancës së djathtë, kanë dalë edhe FRD dhe AK, të cilat në vetvete, mund të marrin deri në 70-80.000 vota. FRD-ja është pranë një aleance elektorale me PS-në, por kjo ka shumë probleme dhe ekuilibrat janë shumë të ndjeshëm dhe propabilitet, që FRD-ja të provojë që të konkurojë si forcë me vete. Po kështu, AK-ja deri tani është shumë kritike ndaj mazhorancës aktuale, por nuk ka shfaqur asnjë prirje për kompromis me opozitën e PD-së.

Sontazhi i kompanisë amerikane për zgjedhjet

Për herë të parë në Shqipëri, po kryen sontazhe të feshta elektorale edhe një nga kompanitë më të njohura të sontazheve, duke kapërcyer edhe porositë partiake, për të dhënë një rezultat sa më objektiv. Gazeta “Telegraf”, mbështetur në burime tepër konfidenciale të të dhënave që ka grumbulluar kjo kompani amerikane e sontazhit, ka mësuar se deri tani, nisur nga të dhënat paraprake të këtij sontazhi, ka shumë mundësi që PS-ja të kandidojë me kandidatin e saj në 37 bashki, ndërsa LSI-ja në 21 bashki, ndërsa aleati I tyre PBDNJ-ja në 3 bashki, të minoritetit grek në Jug. Ndërsa nga e Djathta, PDIU-ja ka bërë të qartë se do të kandidaojë në 2 bashki me kandidatin e saj, në Konispol dhe Sarandë, pavarësisht nga aleanca ku do të bashkohet. PR-ja, deri tani ka shpallur kandidatin e saj për Bashkinë e Durrësit, ndërkohë që do të ketë edhe 2 kandidatura  të tjerra të përbashkëta me PD-në. Ndërsa, Unioni Demokristian, ku do të bashkohen të gjitha partitë demokristiane, do të venë kandidaturat e tyre në 2 bashki, ndërsa pritet të jenë në Bashkinë e Lezhës me kandidaturë të përbashkët me PD-në.

Pritshëritë: LSI-ja me aleatët e saj deri në 40 %, dhe ngjashmëria me fenomenin “Cipras”

Sipas të dhënave të para të kompanisë amerikane të sontazheve, LSI-ja ka një pritshmëri deri në 254 .000 vota dhe nëse bashkë me atë bashkohen edhe parti të tjera të Majta, sikurse PDS-ja ( ku Milo pardje publikisht pranoi që Rama nuk e ka respektuar marrëveshjen e 23 qershorit 2013 dhe PDS-ja është e pakënaqur), Fronti i Majtë ( ku Marko Dajti tashmë ka publikuar që nuk mund të besojë më te kryeminsitri Rama) dhe parti të tjera të vogla, ka shumë mundësi që LSI-ja, sikurse flasin shifrat, të shkojë deri në 300.000 vota, ose në 40 %. S       iç duket fenomeni “Cipras”, i së Majtës radikale greke, që po ëprhapet në ggjithë Europën, duke tronditur të Majtën europiane, e cila deri tani ishte përfaqësuar nga partitë socialdemokrate dhe socialiste, po gjen një jevonë edhe në elektoratin e Majtë  shqiptar, i cili, kërkon një shpresë  te një parti e Majtë, si LSI-ja, derisa e humbet besimin te PS-ja, e cila në qeverisjen e saj të tanishme, ndjek një politikë tejet të djathtë ekonomike, sidomos me politikën e penalizimit të borxheve për energjinë elektrike, me rritjen e taksave fiskale, me mosinvestime publike, etj. Një shifër mjaft e madhe, duke patur parasysh, që asnjëherë deri tani nuk ka mbërritur në këto përqindje elektorale. Kjo rritje elektorale e LSI-së, shpjegohet me politikën e matur që ka dëftuar deri tani LSI-ja në politikën e punësimit, integrimit, të tolerancës, por edhe në drejtimin e maturisë të Kuvendit nga Ilir Meta. PS-ja, nëse bashkë me aleatët e deritanishëm, do të qëndrojë siç ishte edhe në zgjedhjet e fundit parlamentare, mund të arrijë në 680.000 (ku 100.000 vota i përkasin aleatëve. PD-ja me aleatët e saj mund të ketë pritshmëri deri në 690.000 vota, bashkë me PR dhe PDIU-në. Ndërsa FRD-ja dhe AK-ja, së bashku me Uninonin Demokristian, mund të mbledhin (veçmas) deri ën 100.000 vota. Ekziston gjithashu, një mundësi që AK-ja, të bojkotojë këto zgjedhje lokale, meqë nuk do të bëhet pjesë e asnjë aleance politike, në shenjë kundërshtimi ndaj sistemit elektoral, të cilin e ka kundërshtuar me të madhe.

BOKS

Ilir Meta: Këtë javë fillojmë të ndërtojmë procesin. Do kemi kandidatura të përbashkëta

Kryetari i Kuvendit dhe kreu i LSI-së, Ilir Meta ka komentuar dje çështjen e përzgjedhjes së kandidatëve për zgjedhjet vendore brenda koalicionit. Në një prononcim për mediat, Meta ju përgjigj interesit të gazetarëve, duke u shprehur se nuk do të ketë ndarjes zonash por kandidatë të përbashkët.  Ai tha se “javën e ardhshme do të kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime për ndërtimin e këtij procesi që unë përmenda më parë, i cili në çdo rast do të jetë një proces mjaft parimor dhe konstruktiv dhe do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo thjesht kënaqjen e orekseve të njërës apo tjetrës parti, të njërit apo tjetrit kandidat. Nuk besoj se do të ketë zona të ndara midis PS-së, LSI-së dhe aleatëve të tjerë, por do të ketë një marrëveshje për të bashkuar përgjegjësitë, me qëllim përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë pavarësisht siglave, që ata mund të përfaqësojnë, sepse këto nuk janë zgjedhje politike sipas vlerësimit tim. Këto gjanë zgjedhje lokale, zgjedhje vendore dhe është detyra jonë të ndërtojmë një proces, i cili zgjedh administratorët më të mirë për qytetarët kudo. Pra ky do të jetë prioriteti, një konsensus sa më i gjerë për kandidatët më përfaqësues të komuniteteve, jo thjesht një ndarje politike, pasi nuk kemi të bëjmë me zgjedhje politike sipas vlerësimit tim. Besoj se ndoshta javën e ardhshme do të kemi mundësinë të shkëmbejmë mendime për ndërtimin e këtij procesi që unë përmenda më parë, i cili në çdo rast do të jetë një proces mjaft parimor dhe konstruktiv dhe do të synojë cilësinë e kandidatëve dhe jo thjesht kënaqjen e orekseve të njërës apo tjetrës parti, të njërit apo tjetrit kandidat.

Fatmir Mediu: Duka është kandidati I opozitës për Bashkinë e Durrësit

Agron Duka, deputeti aktual i Partisë Republikane do të jetë kandidati konsensual mes koalicionit opozitar, i cili është shpallur para disa ditësh zyrtarisht nga vetë kryerepublikani Fatmir Mediu si kandidati i opozitës për Bashkinë e Durrësit. “Partia Republikane mendon se zoti Duka është një nga kandidaturat më të plotë për sa i përket Bashkisë së Durrësit dhe do të jetë në gjykimin tonë kandidati për kryetar bashkie i qytetarëve të Durrësit në radhë të parë, i të djathtës dhe të gjithë atyre që duan një Durrës të zhvillohet në një mënyrë krejt ndryshe me një koncept europian jashtë interesave klanore. Zoti Duka ka një mbështetje të madhe të votuesve të këtij qarku, ka treguar që është mjaft korrekt si me votuesit edhe me angazhimet e tij politike”, tha Fatmir Mediu gjatë një takimi që zhvilloi dje në qytetin bregdetar. Emri i Agron Dukës bëhet emri i parë që zyrtarizohet vetëm 5 muaj para zhvillimit të këtyre zgjedhjeve. Partia Republikane dhe lideri i saj, Fatmir Mediu duken shumë të vendosur për të marrë si “haraç” nga koalicioni kandidimin për qytetin e Durrësit. Sipas burimeve brenda selisë blu, Mediu dhe Duka i kanë kërkuar Bashës garanci për lënien e qytetit të Durrësit nën administrimin e republikanëve. Pak kohë më parë ishte vetë kreu i PR-së, Mediu ai që e promovoi Agron Dukën si kandidat të së djathtës për qytetin e Durrësit. Ndonëse demokratët ende nuk kanë dalë me një qëndrim zyrtar nëse do i lënë zonë të lirë Dukës.

Somario

PS  37 Bashki

LSI 21 Bashki

PBDNJ 3 bashki

PDUI  2 bashki

PR+ PD 3 bashki

Unioni Demokristian 2 bashki

UD + PD 1 bashki

LSI 254 .000 vota

LSI + aleatë  300.000 vota

PS+ aleatë 680.000 vota

PD + aleatë 680.000 vota

AK, FRD, Unioni Demokristian 100.000 vota

Somario

PS  37 Bashki

LSI 21 Bashki

PBDNJ 3 bashki

PDUI  2 bashki

PR+ PD 3 bashki

Unioni Demokristian 2 bashki

UD + PD 1 bashki

LSI 254 .000 vota

LSI + aleatë  300.000 vota

PS+ aleatë 680.000 vota

PD + aleatë 680.000 vota

AK, FRD, Unioni Demokristian 100.000 vota

PS  37 Bashki

LSI 21 Bashki

PBDNJ 3 bashki

PDUI  2 bashki

PR+ PD 3 bashki

Unioni Demokristian 2 bashki

UD + PD 1 bashki

LSI 254 .000 vota

LSI + aleatë  300.000 vota

PS+ aleatë 680.000 vota

PD + aleatë 680.000 vota

AK, FRD, Unioni Demokristian 100.000 vota

Bashkitë  E GRUPIMIT TË MAJTË

1. Malësi e Madhe    E majta LSI

2. Shkodër                   E majta PS

3. Vau i Dejës             E majta PS

4. Fushë Arrës           E majta LSI

5. Pukë                         E majtaPS

6. Tropojë                    E majta PS

7. Has                           E majta PS

8. Kukës                       E majta LSI

9. Mirditë                    E majta LSI

10. Mat                         E majta PS

11. Klos                         E majta PS

12. Lezhë                     E majta LSI

13. Kurbin                   E majta PS

14. Dibër                      E majta PS

15. Bulqizë                  E majta LSI

16. Durrës                    E majta PS

17. Krujë                      E majta PS

18. Shijak                     E majta PS

19. Vorë                        E majta PS

20. Tiranë                    E majta PS

21. Kamzë                    E majta LSI

22. Kavajë                   E majta PS

23. Elbasan                E majta PS

24. Librazhd               E majta PS

25. Belsh                      E majta LSI

26. Cërrik                     E majta PS

27. Gramsh               E majta LSI

28. Përrenjas              E majta LSI

29. Peqin                      E majta LSI

30. Rrogozhinë          E majta PS

31. Pogradec               E majta LSI

32. Maliq                      E majta PS

33. Korçë                      E majta PS

34. Pustec                    E majta PBDNJ

35. Devoll                    E majta PS

36. Kolonjë                 E majta PS

37. Divjakë                  E majta PS

38. Lushnje                E majta LSI

39. Fier                         E majta PS

40. Patos                      E majta LSI

41. Roskovec               E majta PS

42. Mallakastër         E majta PS

43. Berat                      E majta LSI

44. Kuçovë                  E majta PS

45. Urë Vajgurore     E majta PS

46. Poliçan                  E majta PS

47. Skrapar                E majta LSI

48. Përmet                  E majta PS

49. Këlcyrë                 E majta LSI

50. Vlorë                      E majta PS

51. Selenicë               E majta LSI

52.Himarë                   E majta PS

53. Tepelenë              E majta PS

54. Memaliaj              E majta LSI

55. Gjirokastër           E majta LSI

56. Libohovë              E majta PS

57. Delvinë             E majta LSI

58. Dropull                 E majta PBDNJ

59. Sarandë                 E majta PS

60. Livadhja               E majta PBDNJ

61. Konispol                E majta PS

Bashkitë  E GRUPIMIT TË DJATHTË

1. Malësi e Madhe                                    E djathta PDK

2. Shkodër                                                   E djathta PD

3. Vau i Dejës                                             E djathta PDK

4. Fushë Arrës                                           E djathta PD

5. Pukë                                                         E djathta PD

6. Tropojë                                                    E djathta PD

7. Has                                                           E djathta PD

8. Kukës                                                       E djathta PD

9. Mirditë                                                    E djathta PD

10. Mat                                                         E djathta PD

11. Klos                                                         E djathta PD

12. Lezhë                                                     E djathta PDK +PD

13. Kurbin                                                   E djathta PD

14. Dibër                                                      E djathta PD

15. Bulqizë                                                  E djathta PD

16. Durrës                                                    E djathta PR+PD

17. Krujë                                                      E djathta PD

18. Shijak                                                     E djathta PR +PD

19. Vorë                                                        E djathta PR

20. Tiranë                                                    E djathta PD

21. Kamzë                                                    E djathta PD

22. Kavajë                                                   E djathta PD

23. Elbasan                                E djathta PD

24. Librazhd                                               E djathta PD

25. Belsh                                                      E djathta PD

26. Cërrik                                                     E djathta PD

27. Gramsh                                E djathta PD

28. Përrenjas                                              E djathta PD

29. Peqin                                                      E djathta PD

30. Rrogozhinë                                          E djathta PDIU

31. Pogradec                                               E djathta PD

32. Maliq                                                      E djathta PD

33. Korçë                                                      E djathta PD

34. Pustec                                                    E djathta PD

35. Devoll                                                    E djathta PD

36. Kolonjë                                  E djathta PD

37. Divjakë                                                  E djathta PD

38. Lushnje                                                E djathta PD

39. Fier                                                         E djathta PD

40. Patos                                                      E djathta PDIU

41. Roskovec                                               E djathta PD

42. Mallakastër                                         E djathta PD

43. Berat                                                      E djathta PD

44. Kuçovë                                                  E djathta PD

45. Urë Vajgurore                                     E djathta PD

46. Poliçan                                                  E djathta PD

47. Skrapar                                  E djathta PD

48. Përmet                                                  E djathta PD

49. Këlcyrë                                  E djathta PD

50. Vlorë                                                      E djathta PD

51. Selenicë                                 E djathta PD

52.Himarë                                                   E djathta PD

53. Tepelenë                                              E djathta PD

54. Memaliaj                                              E djathta PD

55. Gjirokastër                                           E djathta PD

56. Libohovë                                              E djathta PD

57. Delvinë                                E djathta PD

58. Dropull                                 E djathta PD

59. Sarandë                                 E djathta PDIU

60. Livadhja                               E djathta PD

61. Konispol                        E djathta PDIU