Sondazhi që rrëzoi Vettingun në Drejtësi/ Pas denoncimit të DASH, Drejtorit të VOA-s dhe Doris Pack, reagojnë Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe organizatat e shoqërisë civile, të cilat publikojnë shifrat tronditës, se 63% e qytetarëve nuk kanë besim te Vetingu. Si u zhduk faqja e Reformës në Drejtësi të “Soros”, bashkë me 80 milionë euro të taksapaguesve të BE-së. Ja faktet tronditëse

452
Sigal

Kryetari i KLP-së nuk mund të kthehet në vegël e Kryeprokurores. Deklaratat e Ministres së Drejtësisë për Reformën në Drejtësi janë konsideruar të njëanshme nga tryeza e organizatave të shoqërisë civile dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit.

 

Sondazhi që rrëzoi Vettingun në Drejtësi, për të cilin taksapaguesit e BE-së paguan rreth 80 milionë euro, pa llogaritur miliona dollarë të USAID-it

Organizatat e shoqërisë civile që po monitorojnë reformën në drejtësi, në një takim të zhvilluar sot kanë shprehur shqetësimin për një sërë problemesh në gjithë procesin dhe ngritjen e institucioneve të reja. Afrim Krasniqi, drejtor i Institutit të Studimeve Politike renditi të paktën 12 probleme serioze që lidhen me mënyrën sesi po ecën procesi. Ai hodhi dyshime mbi pavarësinë e emrave që kanë marrë drejtimin e institucioneve. “Kryetari i KLP nuk mund të shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë kur KLP organizon garën për kryeprokuror. KLGJ s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformën në drejtësi”,- tha Krasniqi.

 

 Organizatat e shoqërisë civile: Reforma në drejtësi, pa transparencë. Institucionet e reja nuk informojnë

01

Anliza nga Afrim Krasniqi

  1. Debati politik i karakterizuar nga ngjyrimi bardh e zi, jo nga juristë por politikanë.
  2. Duket se reforma nuk shihet me si prioritare nga partitë politike. Duket se ja kane lënë në dorë ndërkombëtarëve.
  3. Vonesë e dukshme në elementë të reformës. 3 anëtare të KLP ende pa vendim përfundimtar, ndërkohë që ata marrin vendime me pasoja për popullin dhe procesin.
  4. Shohim që KLP,KLGJ, KED, nuk duan të monitorohen e të japin informacion, kanë rezistencë për të qenë sa më publikë. Kanë në ambientet e mbledhjeve të tyre vetëm 3 karrige për 3 organizata duke kufizuar mundësinë e organizatave të tjera për të monitoruar, ndërkohë që sa me shumë të jemi aq më mirë është.
  5. Kryetari i KLP s’mund të shoqërohet me Prokurorin e Përgjithshëm, ndërkohë kur KLP organizon garën për kryeprokuror.
  6. KLGJ s’mund të shoqërojë si pjesë delegacioni Ministren e Drejtësisë, e cila ka lëshuar edhe deklarata të njëanshme për reformën në drejtësi, shtuar këtu që Ministrit të Drejtësisë me ligjin e ri nuk i jepet asnjë atribut gjatë implementimit të reformës.
  7. Komisioni Parlamentar i Monitorimit të reformës duhet të kishte qenë shumë herë më aktiv, gjë që s’ka ndodhur.
  8. Për ILD, s’mund të thuash që të vijnë njëherë CV e më pas do të përcaktojmë metodologjinë e përzgjedhjes. sepse kjo krijon abuzivizëm. Duhet të hartohet metodologjia e më pas hapet gara për dorëzimin e CV të kandidatëve. Nëse këta vazhdojnë me sëmundjet e KLD, trondit besimin e publikut.
  9. Reforma, suksesi i saj nuk duhet parë te ata që po largohen, por se si do jenë ata që do qëndrojnë e ata që do vijnë në sistem. 80 veta si në furgon lëvizës që aplikojnë në institucionet e reja të drejtësisë. I kemi dhe avokatë që mbrojnë klientët e tyre, i shohim dhe duke mbajtur qëndrime politike publikisht, dhe duan edhe të jenë anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
  10. Për mua, pavarësisht se nuk më shkon si profesor, është më mire t’i shtyjmë gjërat në kohë, sesa ti bëjmë gjysmake dhe të përkohshme.
  11. Në parlament ka ende 3-4 ligje që duhen miratuar në kuadrin e reformës dhe është e habitshme që edhe tani që s’ka opozitë, mazhoranca vonon miratimin e tyre në kohë.
  12. Kemi hartuar një komentar për profesionistët e rinj për ndryshimet kushtetuese, pasi vërehet mungesë e theksuar informacioni te studentët e drejtësisë, por edhe te vetë pedagogët.

02

Flet Erida Skëndaj, Komiteti Shqiptar i Helsinkit: Drejtuesit e institucioneve të reja të drejtësisë, jo seriozë

 

Erida Skëndaj, Drejtoreshë Ekzekutive e Komitetit Shqiptar i Helsinkit, deklaroi se procesi i Vettingut ka probleme me transparencën. Ajo tha se përfaqësuesit e shoqërisë civile nuk janë lejuar të jenë pjesë e seancave të këtij procesi. “Që në momentet e para të Vettingut, probleme të mëdha me transparencën e procesit dhe organeve të reja. KED ka probleme të theksuara me transparencën për shkak edhe të rregullores që ka hartuar. Nëse ndërkombëtarët lejohen, pse mos të lejohemi dhe ne si organizata të shoqërisë civile”,- tha Skëndaj.

Drejtuesja e KSH deklaroi se ka një mungesë serioziteti nga ana e drejtuesve të institucioneve të reja, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e tryezave publike ku të flasin për ecurinë e reformës.

Gjithashtu ajo citoi dhe rezultatet e një sondazhi të kryer nga këto shoqata, ku më shumë se 63 % e qytetarëve nuk kanë besim te Vettingu. “Keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve te reja te drejtësisë nuk kanë pranuar ftesën për të qenë prezent në këtë tryezë sot, e cila flet për seriozitetin e tyre. Prezantoi rezultatet e sondazhit të KSHH: 400 qytetarë, ku 60% mosbesues se reforma do të sjellë gjyqtarë e prokurorë profesionistë e me integritet”,- tha Skëndaj.

Gjithashtu edhe Gerta Meta, drejtuese e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore shprehur rezervë që lidhen me transparencën e institucioneve të reja të drejtësisë.

 

 

03

Komiteti Shqiptar i Helsinkit: 63 % e qytetarëve nuk kanë besim të Vettingu

 

  1. Që në momentet e para të Vettingut, probleme të mëdha me transparencën e procesit dhe organeve të reja. KED ka probleme të theksuara me transparencën për shkak edhe të rregullores që ka hartuar. Nëse ndërkombëtarët lejohen, pse mos të lejohemi dhe ne si organizata të shoqërisë civile.
  2. Qeveria kërkon ta idealizojë, opozita do ta deligjitimojë, shoqëria civile si rol të sajin ka mundësinë për ta ndihmuar këtë proces të eci para.
  3. Keqardhje që përfaqësuesit e institucioneve të reja të drejtësisë nuk kanë pranuar ftesën për të qenë prezent në këtë tryezë sot, e cila flet për seriozitetin e tyre.
  4. Prezantoi rezultatet e sondazhit të KSHH: 400 qytetarë, ku 60% mosbesues se reforma do të sjellë gjyqtarë e prokurorë profesionistë e me integritet.

Fjalën e mori dhe Gerta Meta e Koalicionit të Vëzhguesve Vendore, e cila ripërsëriti problemin e transparencës së organeve të reja në procedurat e ndjekura prej tyre.

04
Dr. Elez Biberaj, Drejtor i Drejtorisë së Euroazisë “Zëri i Amerikës”

Edi Rama ka minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën

Shqipëria, nga ana e saj, po përballet me problemet më serioze, që pas situatës shkatërrimtare të vitit 1997 – gjendja politike po përkeqësohet, vendi po përjeton praktikisht zhbërjen e sistemit të kontrollit dhe balancave, dhe gjyqësori duket i paralizuar. Institucionet, që shërbejnë si themeli ku mbështet një proces vendim-marrës racional, gjithëpërfshirës dhe demokratik, janë të dobëta. Polarizimi është tejet i thellë, mungon qendra politike, ç’ka e bën kompromisin shumë të vështirë. Siç ka ndodhur edhe me disa udhëheqës të tjerë evropiano-lindorë, Rama është bërë dukshëm më autoritar, më i korruptuar, më arrogant dhe më pak transparent. Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave dhe duke margjinalizuar opozitën. Rama ka krijuar një model qeverisjeje që bazohet tek kleptokracia, duke dhënë pa tenderë, kontrata me vlerë qindra milionë dollarëshe për kompanitë pranë qeverisë. Marrëdhëniet klienteliste mes zyrtarëve qeveritarë dhe biznesmenëve të njohur kanë deformuar procesin vendimmarrës të qeverisë, duke shkelur rregullat bazë të lojës, duke prishur konkurrencën në treg dhe duke u hequr qytetarëve të zakonshëm çdo mjet përmes së cilit ata do të mund të ndikonin në sjelljen e ndryshimeve.
Sulmet e tij të fundit ndaj “Zërit të Amerikës” pas transmetimit të një raporti mbi bashkëpunimin mes zyrtarëve të Partisë Socialiste dhe grupeve të krimit të organizuar gjatë zgjedhjeve të vitit 2017, ishin jashtëzakonisht befasuese në ashpërsinë e tyre. Rama ka refuzuar të dënojë rastet e shumta skandaloze për korrupsionin, përfshirë publikimin e përgjimeve që tregojnë lidhjet e zyrtarëve të lartë socialistë me grupe të krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të vitit 2017. Pa as më të voglin shqetësim, ai u ka ofruar pandëshkueshmëri zyrtarëve të lartë edhe përkundër të dhënave të qarta për korrupsion dhe bashkëpunim me grupet të krimit të organizuar dhe trafikantë të drogave.

05

 

Raporti i Departamentit të Shtetit, mars 2019

Raporti i Departamentit të Shtetit për Strategjinë e Kontrollit Ndërkombëtar të Narkotikëve e identifikon Shqipërinë si një vend tranzit kyç për shpërndarjen e narkotikëve dhe “një bazë operacionesh për organizatat e krimit të organizuar që veprojnë në Shtetet e Bashkuara, Evropë, Lindjen e Mesme dhe Amerikën e Jugut.” Raporti e rendit Shqipërinë si një vend ku kryhet pastrim i madh parash duke shtuar se “korrupsioni zyrtar është i përhapur dhe ushqen një mjedis në të cilin trafikantët e drogës përgjithësisht janë në gjendje të veprojnë pa u ndëshkuar.” Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.”

06-

Doris Pack kundër ambasadores gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz

 

Në një intervistë të posaçme për “Monitor” Susanne Schütz deklaroi se: Janë shtuar shqetësimet e bizneseve gjermane për transparencën e tenderëve . Anëtarët e shoqatave gjermano-shqiptare të ekonomisë kanë ngritur kohët e fundit gjithnjë e më shpesh shqetësimet për një politikë informacioni dhe transparencë të mangët p.sh. në lidhje me tenderët publikë dhe gjithashtu marrëdhënie pronësore të paqarta në objekte potenciale investimi. E pyetur se si do ta vlerësonit ecurinë e Reformës në Drejtësi dhe sa prisni të ndikojë ajo në klimën për të bërë biznes dhe tërheqjen e investimeve të huaja, ajo ju përgjigj: Reforma në Drejtësi është një histori suksesi, për të cilën Shqipëria mund të krenohet. Sidomos procesi i vetting-ut, i cili mesa duket është unikal në të gjithë botën, forcon besimin në shtetin e së drejtës dhe mund të kontribuojë në mënyrë thelbësore në rritjen e atraktivitetit të Shqipërisë si destinacion investimi. Por këtë qëndrim të bërë publik një javë më parë nga ambasadorja gjermane nga e cila shqiptarët presin shumë , rezultoi zhgënjyes dhe aspak i drejtë pasi sondazhi i djeshëm i shoqërisë civile shqiptare dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit e hodhi poshtë. Ndërkohë që edhe ish-europarlamentarja dhe bashkëpatriotja e sajë Doris Park, u shpreh kundër disa ambasadorëve dhe mes tyre bënë pjesë padyshim edhe znj. Schutz.

Doris Pack: Në Shqipëri situatë e rëndë, ambasadorët mbyllin sytë, ndjehem e turpëruar nga heshtja tyre

Ambasadorët po mbyllin sytë për situatën e rëndë në Shqipëri. Ndjehem e turpëruar nga heshtja e tyre. Kështu u shpreh Doris Pack në takimin e grave politikane që u përkasin grupimit më të madh politik evropian, Partisë Popullore Evropiane. “Shqipëria ndodhet në listat e zeza për transportin dhe prodhimin e drogave, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave, nuk është bërë asnjë hap para në plotësimin e kushteve për anëtarëimin në BE. Unë kam dyshimet e mia që negociata nuk do të hapen as këtë vit për Shqipërinë. Duhet të ndihmojmë Shqipërinë, një vend shumë i bukur, me njerëz të mirë e që e dua shumë.”- u shpreh Presidentja e “PPE Women” Doris Pack.

07-

 

 

Petrit Vasili ish-ministër i Drejtësisë

 

Dështimi!! Studimi provon se 63.3% e qytetarëve nuk e besojnë vettingun

 

Dështimi!!Studimi provon se 63.3% e qytetarëve nuk e besojnë vettingun.

63.3 % e qytetarëve mendojnë se vettingu, ashtu siç po zhvillohet, nuk është një proces i drejtë.

62.5% e qytetarëve mendojnë se vettingu nuk do ta pastrojë drejtësinë. Këto janë rezultatet e studimit të kryer nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe mbështetur nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë. Ndërsa Drejtori i “Zërit të Amerikës” për Evropën dhe Azinë, z.Elez Biberaj për drejtësinë thotë qartë se: “Raporti i Departamentit të Shtetit vë në dukje se reformat e drejtësisë janë dëmtuar nga “korrupsioni i përhapur.” “Ai është përpjekur ta forcojë pushtetin e tij në maksimum, duke ngushtuar hapësirën publike, duke minuar institucionet e pavarura, duke e mbushur gjyqësorin me besnikë, nën maskën e reformave”. Këto janë përgjigjet për “entuziastët” e reformës në drejtësi. Ky lloj “entuziazmi” dhe këmbëngulja ngado që ajo vjen…për të shitur si sukses një dështim evident shkatërrojnë reformën në drejtësi dhe shtetin e së drejtës si themel i demokracisë. Shkatërrimi i reformës në drejtësi ka si shkak të parë, të dytë, të tretë…dhe të dhjetë vetëm KAPJEN nga Edi Rama. Të sakrifikosh reformën në drejtësi për të mbrojtur Edi Ramën dhe të mos ndëshkosh shumë rreptë korrupsionin e qeverisjes së tij është më shumë se faj,është më shumë se krim.

08-

Soros zhduk faqen e reformës në Drejtësi për të fshehur gjurmët e krimit (që instaloi Diktaturën e Oligarkisë Sorosiane)

Avokat Altin Goxhaj

Reagim nga Lëvizja AntiSoros: Por ja ku ruhet faqja e fshirë në arkivin e botës. Po pse Soros e ka fshirë faqen? Që të zhdukë gjurmët e gjithë këlyshëve të Soros që po integrohen në sistemin e drejtësisë, gjykata, prokurori, këshilla, komisione, etj! Por ne i gjejmë gjithmonë, si në rastin e 5 kandidatëve të Soros për Gjykatën Kushtetuese të “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë”. Tani që SHBA po ndërgjegjësohet që Reforma në Drejtësi ishte instrumenti për krijimin e Diktaturës Sorosiane në Pushtet, Oktapodi Soros që po ndjen erën e kalbësisë së gangrenës po kërkon të fshehë gjurmët e autorësisë me ndihmën e portaleve të qelbura dhe gjithë qelbësirave të Soros në Pozitë dhe Opozitë, shoqëri civile dhe media!