Sondazhi për zgjedhjet e 25 Qershorit 2017

1363
Asnjë nga partitë politike nuk i kalon 50% të mandateve për të qeverisur e vetme. Sipas të dhënave paraprake, janë 8 subjekte politike që marrin mandate deputeti për t’u përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë
PS- 48 mandate, LSI- 38 mandate, PD- 46 mandate, PDIU- 4 mandate, PSD-1 mandat, FRPD-1 mandat, Libra- 1 mandat, Sfida-1 mandat
Në datën 5 Dhjetor 2016, Presidenti i Republikës, zoti Bujar Nishani, shpalli dekretin për datën e zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, që sipas Kushtetutës do të mbaheshin më 18 Qershor 2017. Sipas Dekretit të dhjetorit data e zgjedhjeve për Kuvendin është caktuar në mbështetje të Nenit 92, shkronja “gj” dhe sipas Nenit 93 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, si dhe të nenit 9, paragrafi 1 e 2, të Ligjit Nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar. Ky Dekret sipas Kreut të Shtetit hyri në fuqi menjëherë. Por pas Dekretit zhvillimet morën një tjetër rrjedhë dhe PD pas mitingut të Shkurtit vendosi të ngrejë çadrën në Bulevardin Dëshmorët e Kombit , duke deklaruar se nuk do të futet në zgjedhje dhe se nuk do ti njohë këto zgjedhje. Zhvillimet dhe ndërhyrja e faktorëve të brendshëm politik dhe sidomos evropianë dhe në fund amerikan bënë të mundur që më 17 Maji të zhvillohet takimi Rama – Basha në përfundim të së cilave u realizua marrëveshja Rama –Basha, e cila edhe pse mbanë përbrenda shumë mistere përsëri ajo i dha fund bojkotit të opozitës ,falë edhe këmbënguljes së Kryetarit të Kuvendit dhe ish-kreu i LSI Ilir Meta, i mandatar si President i Republikës. Produkt i kësaj marrëveshjeje ishte edhe caktimi i datës 25 Qershor 2017, si data e zgjedhjeve të përgjithshme Parlamentare në Republikën e Shqipërisë.
Në mbështetje të Dekretit presidencial të 5 Dhjetorit 2016 , KQZ vetëm dy ditë më pas më 7 Dhjetor 2016 u miratua Projekt-Vendimi: “Për caktimin e numrit të mandateve, për çdo zonë zgjedhore të zgjedhjeve për Kuvendin e Shqipërisë të vitit 2017”, ku u përcaktuan edhe mandatet që do të ketë çdo qark, duke bërë ndryshimet përkatëse për shkak të lëvizjeve demografike të cilat janë ndarë si më poshtë.

Numri i mandateve për çdo zonë zgjedhore është ky: 
1. Zona zgjedhore qarku Berat, 7 mandate
2. Zona zgjedhore qarku Dibër, 6 mandate
3. Zona zgjedhore qarku Durrës, 14 mandate
4. Zona zgjedhore qarku Elbasan, 14 mandate
5. Zona zgjedhore qarku Fier, 16 mandate
6. Zona zgjedhore qarku Gjirokastër, 5 mandate
7. Zona zgjedhore qarku Korçë, 11 mandate
8. Zona zgjedhore qarku Kukës, 3 mandate
9. Zona zgjedhore qarku Lezhë, 7 mandate
10. Zona zgjedhore qarku Shkodër, 11 mandate
11. Zona zgjedhore qarku Tiranë, 34 mandate
12. Zona zgjedhore qarku Vlorë, 12 mandate
Zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë 2013 të Miratuar me Vendim të KQZ-së Nr. 759, datë 06.08.2013
Në votime gjithsej kanë marrë pjesë 1724779 votues të cilët dhanë 140 mandate subjekteve pjesëmarrëse.
Në zgjedhjet e 2013 morën pjesë 66 subjekte politike dhe 2 kandidatë të pavarur (Dritan Prifti dhe Arben Malaj).
Dy koalicionet e mëdha ishin :
1) ALEANCA PËR SHQIPËRINË EVROPIANE 
Kishte në koalicion 39 parti dhe së bashku morën 993904 vota ose 57,63%, të cilat i dhanë 83 mandate.
– Partia Socialiste e Shqipërisë PS, mori 713407 vota ose 41,36% , të cilat i dhanë 65 deputetë ;
– Lëvizja Socialiste për Integrim LSI 180470 vota ose 10,46%, të cilat i dhanë 16 deputetë;
– Partitë aleate morën rreth 100 mijë vota dhe vetëm: 
– a)Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut PBDNJ mori 1 mandat deputeti ose 14722 vota dmth 0,85%;
– Partia Kristian Demokrate e Shqipërisë PKDSH 7993 vota, 0,46% dhe e konvertuar në mandat, 1 deputet;
– Pra, Partia Socialiste ka përfituar rreth 80 mijë vota nga aleatët, pa u dhënë atyre asnjë deputet.
2) ALEANCA PËR PUNËSIM MIRËQENIE DHE INTEGRIM
Kishte në koalicion 24 parti dhe së bashku morën 680677 vota ose 39,46% , të cilat i dhanë 57 mandate.
– Partia Demokratike Shqipërisë PD mori 528373 vota ose 30,63% , të cilat i dhanë 50 deputetë 
– Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet PDIU mori 44957 vota ose 2,61%, të cilat i dhanë 4 deputetë
– Partia Republikane Shqiptare PR mori 52168 vota ose 3,02%, të cilat i dhanë 16 deputetë
Partitë dhe subjektet e tjera pjesëmarrëse jashtë koalicioneve kanë pasur këto rezultate
– Aleanca Kuq e Zi, AK mori 10196 ose 0,59%, asnjë deputet
– Fryma e Re Demokratike FRD mori 29310 1,70%, asnjë deputet
– Arben Qamil Malaj mori 3044 ose 0,18%, asnjë deputet
– Dritan Vlash Prifti mori 6164 ose 0,36%, asnjë deputet
Por zgjedhjet e 25 Qershorit 2017 kanë një tjetër veçori dhe se lëvizja e koalicioneve krijon shumë diferenca në vota, të cilat reflektohen edhe në mandatet e partive. Gjithashtu dalja nga koalicionet dhe mosarritja e pragut për të marrë mandatin e parë ose të dytin bënë që këto vota të mbetura të digjen dhe ngushton diferencat mes partive që arrijnë të kalojnë pragun elektoral për të marrë mandatin e deputetit. Sondazhet e bëra nga kompanitë e super specializuar që dinë të ofrojnë mendimin real nëpërmjet mekanizmave tejet të specializuar elektronikë, por dhe kontrollit të kryqëzuar kanë dhënë këto rezultate, nëse zgjedhjet do të bëhen këtë të diel. Ky sondazh mund të ketë një luhatje + 2 % ; – 2 % në shkallë vendi
1- Qarku Berat ka 7 mandate, 1 më pak se në 2013-n pas riorganizimit të listave
Në zgjedhjet e fundit kanë marrë pjesë rreth 91396 votues, të cilët prodhuan 8 mandate, ku 4 i mori PS ( 42 mijë vota ), 2 I mori LSI ( 22 mijë vota ) dhe 2 PD (19 mijë vota). Dhe 8 mijë vota u dogjën dhe nuk prodhuan dot mandate megjithëse po të ishin të bashkuara i merrnin 1 mandat PS.
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
LSI —- 4 mandate
PS —-2 mandate 
PD—- 1 mandat
2-Qarku Dibër ka 6 mandate
Në zgjedhjet e 2013 kanë votuar 74582 votues të cilat prodhuan 6 mandate: 2 PS, 1 LSI, 3 PD
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PD—-2 mandate
PS—-2 mandate
LSI —- 2 mandate
3- Qarku Durrësi ka 14 mandate, 1 më shumë se në 2013-n pas riorganizimit të listave
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 155031 votues, të cilët prodhuan 13 mandate: 6 PS ( 60 mijë vota), 1 LSI (13 mijë vota ), 6 PD ( 70 mijë vota)
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PD—-5 mandate
PS—-4 mandate
LSI —– 4 mandate
PDIU—1 mandat
4– QARKU ELBASAN ka 14 mandate 
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 173576 votues, të cilët prodhuan 14 mandate: 6 PS, 2 LSI, 4 PD, 1 PR dhe 1 PDIU
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PD—-4 mandate
PS —- 5 mandate
LSI —- 4 mandate
PDIU —- 1 mandat
5- QARKU FIER ka 16 mandate 
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 202898 votues, të cilët prodhuan 16 mandate: 9 PS, 2 LSI, 4 PD dhe 1 PDIU
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë:
PS —- 8 mandate
PD —- 4 mandate
LSI —- 4 mandate
6- QARKU Gjirokastër ka 5 mandate 
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 59361 votues, të cilët prodhuan 5 mandate: 3 PS, 1 LSI dhe 1 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë:
PS—- 2 mandate
PD —-1 mandat
LSI — 2 mandate
7- QARKU Korçë ka 11 mandate dhe do ketë 1 mandat më pak se në zgjedhjet e 2013-s
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 146159 votues, të cilët prodhuan 12 mandate: 7 PS , 1 LSI dhe 5 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PS —- 6 mandate
PD —- 4 mandate
LSI —- 2 mandate
8- QARKU Kukës ka 3 mandate dhe do ketë 1 mandat më pak se në zgjedhjet e 2013-s
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 46817 votues, të cilët prodhuan 4 mandate: 1 PS dhe 3 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë:
PS —-1 mandat
PD —- 2 mandate
9- QARKU Lezhë ka 7 mandate 
Në zgjedhjet e 2013 kanë votuar 80343 votues, të cilët prodhuan 7 mandate: 2 PS, 1 LSI dhe 4 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PS —-2 mandate
PD —- 4 mandate
LSI —- 1 mandat
10- QARKU Shkodër ka 11 mandate 
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 122048 votues, të cilët prodhuan 11 mandate: 4 PS, 1 LSI, 1 PKDSH dhe 5 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PS— 2 mandate
PD —- 6 mandate
LSI — 2 mandate
PSD — 1 mandat
11 QARKU Tiranë ka 34 mandate, dhe do të ketë 2 më shumë se në 2013-n
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 451407 votues, të cilët prodhuan 32 mandate: 16 PS, 3 LSI, 1 PR, 1 LZHK dhe 11 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë :
PS—- 10 mandate
PD —- 10 mandate
LSI — 10 mandate
PDIU — 1 mandat
FRPD — 1 mandat
LIBRA — 1 mandat
SFIDA —-1 mandat
12- QARKU Vlorë ka 12mandate
Në zgjedhjet e 2013-s kanë votuar 121161 votues, të cilët prodhuan 12 mandate: 6 PS, 1 LSI, 1 PBDNJ, 1 PDIU dhe 3 PD 
Në 25 Qershor 2017 sondazhet japin këto mandate për deputetë:
PS —- 4 mandate
PD —- 3 mandate
LSI — 3 mandate
PDIU—-1 mandat
Pra sikurse shihet nga sondazhi paraprak, zgjedhjet e 2017-s do të kenë shumë surpriza, pasi një pjesë e mirë e koalicioneve kanë dalë jashtë grupimeve të vitit 2013. Ndoshta më e goditura është PS, e cila do jetë pa LSI nga e cila ka marrë shumë vota, që ka plotësuar mandatet shtesë. Nuk do të jetë; PSD, PDS, PBDNJ dhe shumë aleatë të majtë të vegjël, të cilët në tërësi i kanë dhënë rreth 100 mijë vota të konvertuara në mandate, jo pak, por 8 deri në 9 mandate. Sipas rezultateve të mësipërme, partitë politike përfitojnë këto mandate në shkallë vendi.
Tabela e plotë
Sigal