Sondazhi i IPR: Veliaj merr Tiranën, Dako i largohet Dumës, Sejdini Elbasanin

411
Një sondazh i zhvilluar ditët e fundit për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, sugjeron se në Tiranë, Erion Veliaj është në avantazh me 17 për qind përkundër rivalit demokrat Halim Kosova, në Durrës, vërehet një rivalitet Dako-Duma me epërsi gjashtë për qind të kryebashkiakut aktual, kurse në Elbasan, socialisti Qazim Sejdini paraqitet në avantazh të ndjeshëm me 66 për qind përkundrejt rivalit të opozitës, ish kryebashkiakut Ardjan Turku. 
Sipas IPR-Marketing, në qoftë se zhvillohen sot zgjedhjet në bashkinë e zgjeruar të Tiranës, Erion Veliaj merr 50% të votave, Halim Kosova merr 33%, Gjergj Bojaxhi merr 11% të votave, dhe të tjerët marrin 6%. Në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, kuota e Veliajt ishte 15 pikë poshtë kuotës së koalicionit që e mbështet atë, ndërsa sot është 10 pikë poshtë tij. Nga ana tjetër, kuota e Kosovës është pothuaj e njëjtë me të koalicionit që e mbështet atë. (Partitë jashtë koalicioneve marrin 4%) Në bashkinë e zgjeruar të Durrësit, gara është më e balancuar. Vangjush Dako, sipas IPR Marketing, merr sot 54% të votave dhe Grida Duma merr 44% të votave. Epërsia e Dakos ishte vetëm 2 pikë në sondazhin e para një muaji të IPR-Marketing, ndërsa tani është 8 pikë. 
Në bashkinë e zgjeruar Elbasan, Qazim Sejdini, sipas IPR Marketing, merr sot 66% të votave, ndërsa Ardian Turku merr vetëm 34% të votave. Kuota e Sejdinit është e përafërt me të koalicionit që e përkrah atë. Një tjetër pyetje e sondazhit të publikuar sot ishte edhe se cili është lideri politik i preferuar. Pyetësori u realizua me njerëz nga Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Për sa i përket pyetjes se cili është lideri më i besueshëm në anketimin që është bërë në Tiranë, më i votuari del Edi Rama me 59.2% të votave. Pas tij renditen Ilir Meta me 47.5%, Lulzim Basha me 28.2% dhe Sali Berisha me 25.3%. 
Sigal