Sokol Olldashi, në garë për Kryetarin e PD-së: “Do ndërtoj themelet morale”

458
Sigal

Një prej deputetëve të PD-së, Sokol Olldashi dje ka bërë të ditur, në një konferencë për shtyp se do të garojë për kreun e ri të Partisë Demokratike. Ky zhvillim vjen pak ditë pasi Sali Berisha dha dorëheqjen si drejtues i demokratëve, pas 2 dekadave në krye të kësaj partie. Olldashi theksoi se, do të përfaqësojë denjësisht vlerat e militantëve demokratë në këtë garë për kreun e ri të PD-së.”Pas shumë e shumë takimesh me përfaqësues të institucioneve bazike te Partisë Demokratike dhe pas një takimi që kam zhvilluar dje me Kryetarin Sali Berisha, i jam drejtuar sot Kryesisë së Partisë me kërkesën për regjistrimin e kandidaturës për garën e shpallur për funksionin e Kryetarit të Partisë Demokratike, parti ku unë militoj prej 23 vjetësh. Hyj në garë me dëshirën për të përfaqësuar militantët e partisë, anëtarët e Partisë Demokratike por edhe ata që janë pjesë e opozitës që kjo parti ka zhvilluar në vitet ’97-2005 dhe pjesë e arritjeve madhore të qeverisë së kësaj partie në vitet 2005 e deri më sot. Hyra në garë me vendosmërinë për të fituar përgjegjësinë e përfaqësimit të 100 mijë anëtarëve të Partisë Demokratike dhe me synimin për të rindërtuar themelet morale mbi të cilat bashkë me ta do të ngre opozitën sot për tu rikthyer shumicë nesër. Sepse besoj se proceset zgjedhore nuk janë pazare dhe se shumica e shqiptarëve ende besojnë në moralin dhe me idenë për të çuar vendin përpara!”.