Sokol Olldashi: “Filluan punimet e rrugës Lin-Pogradec, nga më të bukurat e Shqipërisë”

426
Sigal

Ministri i Transporteve, Sokol Olldashi, nëpërmjet rrjetit të vet social, njofton për fillimet e rrugës Lin- Pogradec, e cila në gjendjen e sotme, është një nga rrugët më të vështira. Ministri Olldashi e përshkruan këtë rrugë, që kur do të përfundojë, do të jetë një nga projektet më të mira në Shqipëri, e ndriçuar, buzë liqenit dhe do të ketë pistën edhe për biçikletistët. Ministri Olldashi e përshkruan kështu: “Nga punimet në rrugën Lin-Pogradec, një nga projektet më të bukur rrugore të Shqipërisë. Në përfundim, përveçse një aks i rëndësishëm dhe shumë cilësor transporti, kjo rrugë do të ketë edhe ndriçim, pjesën për shëtitje të këmbësorëve buzë liqenit të Ohrit, si dhe pistën për biçiklistët”.