Sokol Hazizaj: Sot më shumë se kurrë gjykatat jane bërë pjesë e sjelljes arbitrare të politikës

654
Jakup B. GJOÇA

– Vijon nga numri i kaluarë –
– Qoftë edhe teorikisht, kështu siç janë votuar ligjet e Reformës në Drejtësi, a mund të themi, që tashmë Politika, (Qeveria) është larg ndikimit të saj në vendimet e Gjyqësorit?
– Situata në të cilën ndodhemi, pra kur Gjyqësori është në kolaps total, jo për arsye ligjore, por për shkaqe ekzistence të vlerësuesve, gjyqtarëve, qeveria është në kulmin e luksit për të bërë jashtë vëmendjes atë çfarë do dhe kërkon, dhe kur haptazi aktet e saj, që jo rrallë herë vijnë në kundërshtim të hapur me kushtetutën dhe ligjet ekzistuese. Pra duhet pranuar se sot më shumë se kurrë janë krijuar të gjitha mundësitë për të hartuar akte dhe nën akte ligjore nga më të korruptuarit e gjithë viteve, thjesht dhe vetëm se drejtësia nuk funksionon, ose punon me gjysmën e kapaciteteve të saj, duke u marrë vetëm me çfarë ti dalë përpara, dhe jo me çfarë duhet të merret. Sot gjyqtarët dhe prokurorët, për hallin ekzistencialist dhe “mëkatet” e së kaluarës me të drejtën, janë më të kënaqur me vendime ekstraprocedurale burgimi, se sa me dhënien e të drejtës dhe lirisë. Pra sot më shumë se kurrë gjykatat janë bërë pjesë e sjelljes arbitrare të politikës. 

– Ndodh rastësi, që kandidatët për anëtarë në institucionet e reja të Drejtësisë, tashmë të reformuar, janë militantë socialistë?
– Pyetjes Tuaj do t’i bëja një korrigjim, sa i përket termit politik të militantëve socialist, sepse nuk ka socialist, por ka “socialist”, për shkakun e thjesht, mazhoranca në pushtet nuk po përpiqet, ose nuk ka asnjë shenjë sociale, por shfaq dhe mbart në themel shenja të një shteti që bazohet vetëm mbi tregun. Pra ne, unë, ti dhe të gjithë shtetasit e këtij vendi nuk jemi përball një shteti me tipare sociale, por një shteti të egër tregu, ku ekzistojnë vetëm dy kategori sociale, të “pasurit”, një grup i vogël biznesmenësh dhe nga ana tjetër, qytetarët, të cilët janë futur në një varkë ende pa u lagur nga uji. Ndaj sot nuk ka më kuptim termi socialist, apo militant për drejtësinë. 

– Mendoni se Vettingu në Gjyqësor bëri katharsin e të të korruptuarve?
– Unë jam skeptik për sipërmarrje të mëdha mbi një pjesë të vogël njërëzish, të cilët nuk bëjnë gjë tjetër vecse, ose për shkak të mediokritetit, ose profesionalizimit, vlerësojnë të drejtën në kushtet e një presioni politik të përhershëm. Këtë frymë më forcon dhe modeli pa model që është gjetur, pra mendoj se formatimi i një eksperimenti në llojin e vet në një vend të vogël, ku ende liria dhe gëzimi saj nuk ka sjellë efektet e veta, mund të sjell ndryshime, por në mënyrë absolute nuk sjell përparim, sa kohë në thelb këtu ende vota dhe zgjedhjet politike janë totalisht të korruptuara, dhe liria është e barazvlefshme me paranë. Në një vend ku jeta dhe liria ligjore është e rrezikuar në çdo moment, nuk ka kuptim, ose është e tepërt të flitet për katharsis. 

– Sa vërtetësi ka opinioni që ushqejnë shqiptarët, se do të vijnë nga SHBA dhe BE specialistë, gjyqtarë, prokurorë, që të arrestojnë zyrtarët më të lartë, aktualët dhe ish-ët, e korruptuar në Tiranë?
– Asistenca ligjore dhe procedurale në kuptimin ligjor dhe zbatimin e tyre në vendin tonë, ka qenë dhe është një aset shumë i rëndësishëm i krijuar nga vendet dhe agjestitë e ndryshme evropiane dhe më tej. Porr në klimën e krijuar këto pesë vite, për shkak të mungesës së formimit që kanë politikanët tanë, jo rallë herë ambientet mediokre ushqehen me të tilla skema, të cilat nuk do ishin keq në se do të ndodhnin. Por jam i bindur se asnjë vend evropin dhe më tej nuk mund dhe nuk kanë se si shkelin disa parime mbi të cilat janë ngritur dhe funksionojnë Fatet e lirisë dhe garancia juridike është gjithmon në dorën e vendit ku evoluon krimi dhe korrupsioni. Ndërkombëtarët janë faktor shumë i rëndësishëm në ngritjen e standartit të të kuptuarit të fenomenit, por i takon vendalinjëve të kufizojnë lirinë e të korruptuarëve, të cilat ndoddhin ose nëpërmjet votës, ose nëpërmjet burgut, por kur vota e qytetarit vidhet ose shpërdorohet nga politika, burgu është e vetmja shpresë, apo dritare e sigurt vetëm për qytetarin, jo për politikën. 
Vijon…
Sigal