Sokol Hazizaj: Marrëveshja mes Markut dhe Xhafajt është jo kushtetuese dhe jo ligjore

818
Klaudia Malaj
Pas marrëveshjes së firmosur mes Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Markut dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafajt, gazeta “Telegraf” u interesua të dijë mendimin e një specialisti ligjor, i cili mund të tregonte më qartë se ku konsiston kjo marrëveshje. Juristi i njohur Sokol Hazizaj e ka quajtur, jo kushtetuese dhe jo ligjore marrëveshjen të nënshkruar dje mes Kryeprokurores së Përgjithshme të përkohshme Arta Markut dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Sipas tij kjo marrëveshje është, jo Kushtetuese dhe jo ligjore. Por si e komenton marrëveshjen e nënshkruar juristi Hazizaj: Ai u shpreh se “Çdo marrëveshje midis dy organeve kushtetuese është e tepërt sa kohe Kodi i Procedurës Penale i ka qartë të parashikuara detyrimet ligjore të bashkëpunimit midis organit të hetimit dhe atij të zbatimit ligjit. Në këtë kuptim duhet sqaruar se, ndonëse marrëveshja, apo dakordësia midis organeve mund të mos jetë jo kushtetuese dhe jo ligjore. Por, kur ajo bëhet thjesht për të sinjifikuar ndryshe një detyrim ligjor, nuk përbën gjë tjetër vetëm një lajm të radhës, e cila sërish do të ketë apo shfaq të njëjtat probleme. Tek ne nuk mungojnë ligjet apo detyrimet e parashikuara në ligj, por thjesht dhe saktë ka munguar fryma e zbatimit të ligjit. Pra jemi përballë Panairit të kotësisë.” 
Sigal