Sokol Dervishaj: Programi i LSI-së për katër vitet e ardhshme është programi më realist dhe programi me më pak taksa

407
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim me banorë të Sarandës, ku u prezantuan kandidatët për deputetë të LSI-së të qarkut Vlorë. Të pranishëm në këtë takim ishin Kryetari i Kuvendit, z. Ilir Meta, kandidati për deputet i LSI-së, Sokol Dervishaj, etj.

Në fjalën e mbajtur, kandidati për deputet i LSI-së, Sokol Devishaj, u shpreh se LSI-a është familja e madhe e të gjithë shqiptarëve. Është një familje e rinisë, e prindërve, gjyshërve, një familje që e shoqëron shoqërinë përpara. Gjithashtu, Dervishaj u shpreh se programi i LSI-së për zhvillimin e vendit për katër vitet e ardhshme është programi më realist dhe programi me më pak taksa.

“Sot jemi mbledhur për të ndezur motorët drejt fitores së madhe më 25 qershor. LSI-a është një parti politike, por mbi të gjitha një familje e madhe e të gjithë shqiptarëve. Është një familje e rinisë, e prindërve, gjyshërve, një familje që e shoqëron shoqërinë përpara. Ne jemi familja e gjithë shqiptarëve prandaj dhe lista jonë është një listë gjithëpërfshirës. Më datë 25 qershor, numri 1 është i pathyeshëm. Programi ynë për zhvillimin e vendit për katër vitet e ardhshme është programi më realist, është programi më konkret. Programi me më pak taksa”, – deklaroi Dervishaj.
Sigal