Sokol Dervishaj akuzon kandidatin e PS: I degjeneruar, ja çfarë i bëri aktivistes sonë 18-vjeçare

540
Ministri i Transporteve Sokol Dervishaj ka akuzuar sot kandidatin e Partisë Socialiste në Sarandë Alket Hyseni se i ka bërë presion një aktivisteje të LRI-së, duke i shkuar në zyrën elektorale të LSI-së.
Dervishaj shkruan se kandidati, të cilin e quan Uriah Hipi, një nga personazhet e urryera në librin e Dickens, “David Copperfield” e ka ofenduar 18-vjeçaren dhe madje i ka lënë takim në zyrën e rilindjes.
Ministri i LSI-së thekson se ky nuk është rasti i vetëm i presionit por të gjitha rastet i janë referuar OSBE-ODIHR dhe gjithë ambasadave. Ai i bën thirrje kandidatit të PS-së të tërhiqet nga presionet ndaj LSI-së.
Sigal