Socialistët do ta bëjnë analizën e zgjedhjeve pas…pushimeve verore

413
PS ka 2 vjet që ende nuk ka bërë zgjedhje në parti, pasi të gjithë të zgjedhurve u ka mbaruar mandati, siç përcakton statuti i PS. Madje, ky fakt është bërë edhe objekt i analizës kritike të deputetit të PS, Ben Blushit, pak ditë para zgjedhjeve të 21 qershorit. Dje u mblodh edhe grupi parlamentar i PS, nën drejtimin e kryeministrit Edi Rama. Në këtë mbledhje ishte i pranishëm edhe deputeti Ben Blushi. Në fakt, në këtë mbledhje të grupit parlamentar të PS, nuk u bë as analiza e zgjedhjeve të 21 qershorit, ku pavarësisht fitores së ASHE, vetë PS ka humbur 15 5 të elektoratit të saj, ose më shumë se 330.000 vota, në krahasim me zgjedhjet e 2013. 
Rama kritikon drejtuesit lokalë të PS
Në fakt, edhe pse nuk kishte ndonjë temë diskutimi që të ishte e rëndësishme, edhe kjo mblegje e grupit parlametar të PS u bë me dyer të mbyllura për median. “Fitorja e 21 Qershorit nuk duhet të na bëjë euforikë e të flemë mbi dafina. Për të gjitha ato zona e bastione ku u shënuan rezultate të dobëta, do të nxirren përgjegjësitë e plota”. Kështu mësohet të ketë deklaruar kryeministri Edi Rama në mbledhjen e parë të grupit parlamentar socialist pas zgjedhjeve lokale. Nga mbledhja e grupit, Rama ka lëshuar kritika për drejtues lokalë të PS-së, të cilët nuk bënë sa duhet në organizimin lokal të partisë për zgjedhje.
Analiza e zgjedhjeve pas pushimeve verore
Socialistët kanë vendosur që vetëm pas pushimeve të bëjnë analizën e rezultatit të zgjedhjeve lokale. Grupi parlamentar i mbledhur pas mesditë për herë të parë pas me tepër se 3 muaj është drejtuar nga kryesocialisti Rama ka marrë vendim që në muajin shtator të mbledh strukturat për të bërë analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit ku koalicioni i majtë fitoi 45 bashki. Por humbi bastione tradicionale, si bashkinë e Përmetit, Pogradecit, Mallakastrës, por dhe Lezhën ku prej vitesh drejtohet nga kryebashkiak të majtë. Vetë kryesocialisti në dalje të mbledhjes i pytur mbi diskutimet u shpreh me tone shumë optimiste dhe shumë i kënaqur për rezultatin e Partisë Socialiste në zgjedhje, por që sipas tij nuk duhet kthehet në një moment euforie, por duhet lexuar si një përgjegjësi e shtuar ndaj të gjithë atyre që i kanë votuar në 21 qershor. Rama i ka kujtuar deputetëve që përfundimi i zgjedhje nuk do të thotë fillimi i pushimeve për ta ndaj i ka kërkuar që të jenë aktiv dhe të vemendshëm për çdo projektligj dhe në seancat plenare të parlamenti. Rama ka shprehur edhe objektivin që e majta ka si synim të arrijë për tu shtuar në rreth 150 mijë anëtarë. 
Në shtator Asambleja Kombëtare e PS
Kur po mbushet thuajse dy vit nga skadimi i mandatit të gjitha strukturave të Partisë Socialiste, përfshi edhe atë të kryetarit, PS ka vendosur të thërrasë Asamblenë në shtator për të nisur një riorganizim të thellë zgjedhor që pritet të finalizohet në dhjetor me thirrjen e Kongresit. Por nëse strukturat drejtuese nuk ka asnjë dyshim që do të zgjidhen, për Kryetarin nëse do të ketë ose jo një votim nga anëtarësia do ta vendosë Asambleja e PS.
Sigal