Socialistët çojnë në kuvend 10 emrat e preferuar për anëtarë të KLGJ dhe KLP

561
Nënkomisioni Ad Hoc për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe Këshillin e Lartë të Prokurorisë zgjodhi sot me short (gogla) anëtarët për këto dy institucione.
Pesë anëtarët jo gjyqtarë për KLGJ u zgjodhën Arben Vani, Sokol Lamaj, Erjon Muharemaj, Ilir Panda dhe Altin Hazizaj. Ndërsa 5 anëtarët jo prokurorë për KLP u zgjidhën Kozma Jano, Floreta Gjini, Enejda Sema, Mirela Bogdani dhe Alfred Balla. Sipas procesdurës këta kandidatë do ti kalojnë më pas Kuvendit për votim.
5 anëtarët e komisionit nuk gjetën dakordësi për të votuar gjatë mbledhjes secilin prej kandidatëve për KLGj dhe KLP. Sipas ligjit, në rastin kur anëtarët e Nënkomisionit nuk bien dakord, Kushtetuta parashikon si zgjidhje hedhjen e shortit. Lista me 10 anëtarët e KLGJ dhe KLP do t’i kalojë për miratim Parlamentit, ku do të duhen 92 vota për miratimin e tyre.
Debatet mes mazhorancës dhe opozitës kanë dominuar gjithë procesin që ka zgjatur disa orë në Kryesinë e Kuvendit. Opozita PD dhe LSI kundërshtoi procesin duke e cilësuar si jo korrekt nga ana ligjore. Kjo për arsyen se kandidatët që u hodhën në votimin me gogla ishin seleksionuar më herët nga Partia Socialiste.
Pra sejcila gogël të binte prapë në rregull ishte PS-ja pasi të gjithë ishin të përzgjedhur prej forcës politike në qeveri. Ndaj kryetari i komisionit të ligjeve zoti Manja ishte i qetë, buzagaz e plot humor, sepse e dinte se kujtdo ti binte fati në gogël prapë i kryeministrit do të ishte si linjë politike.
Por skema është me fine se sa duket. PS-ja i përzgjodhi emrat të gjithë nga miqësitë e kryeministrit pasi e di se 92 vota nuk jepen në parlament. Duke mos u votuar me 92 vota, sepse PD dhe LSI nuk kanë luajtur mendsh të votojnë emrat e Edi Ramës, ato do rrëzohen. Dhe procesi fillon nga fillimi, por kjo ha shumë muaj. Nga kjo lojë djallëzore e mazhorancës nuk ngrihen organet e KLP dhe KLGJ, duke e shtyrë pafund Vettingun dhe zbatimin e Reformës në drejtësi. Ndërkohë kryeministri në mungesë të KLP e KLGJ ka kapur prokurorinë dhe po bën presion shumë gjyqtarëve në këmbim të ruajtes se vendit të punës në gjykatë se duhet te firmosin vendimet e prokurorisë të cilat po hartohen në zyrën e Arta Markut.
Ndërkohë në popull dhe në mediat e tij kryeministri do ta luajë mjeshtrisht faktin kur asnjeri të mos marrë 92 vota në sallën e Kuvendit. Rama do të dalë e do thotë se “ja PD dhe LSI nuk e duan reformën sepse nuk votuan njerëzit e dalë nga goglat!”.
Veç opozitës që pretendon se një pjesë e emrave që u përzgjodhën dhe do të votohen në Kuvend kanë pasur parregullsi, kritika për disa emra ka pasur dhe nga ndërkombëtarët.
Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit (ONM) në relacionin për kandidatët vinte re se një pjesë e tyre nuk kishin kualifikimin e duhur. Kandidatët për KLP, kanë rezultuar se nuk plotësonin kriteret ligjore që parashikojnë ligjet e reformës në drejtësi. Në disa rastet edhe kriteret e formimit profesional nuk kanë qenë në nivelin e duhur. Një prej kandidatëve për KLP është akuzuar për plagjiaturë (vjedhje) të platformës së kandidimit.
ONM-ja skualifikoi duke futur në listën e zezë Entela Hoxhën, Andi Muratajn dhe Alfred Ballën. Por Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë, Genc Gjoncaj, pasi ka mbledhur të gjitha raportet, ka bërë vlerësimin përfundimtar. Opozita e kundërshtoi këtë procedurë, ku Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit merrte me shumë kompetenca sesa ligji, deputetët, Kuvendi dhe ONM. PD dhe LSI kërkuan që emrat që ishin në listën e zezë të ONM të hiqeshin nga gara. Megjithatë emrat e kontestuar nga opozita dhe ONM u votuan sot me gogla nga ana e mazhorancës.
E verteta mbetet se goglat ishin sot si zaret e qeverisë, sepse kushdo t’i dilte si emër në gogël ishte më edvinist se sa vetë Endri Fuga dhe Engjëll Agaçi.
Emrat e përzgjedhur nga shorti me gogla
Kandidatët për KLP
Kozma Jano
Floreta Gjini
Enejda Sema
Mirela Bogdani
Alfred Balla
Kandidatët KLGJ
Arben Vani
Sokol Lamaj
Erjon Muharemaj
Ilir Panda
Altin Hazizaj
(vijon…)
Sigal