“S’mund të ikni kështu nga takimi, atentati mund të shmangej” – Ademi përplaset me dyshen Lleshi-Veliu

406
Sigal

Me tension është shoqëruar prezantimi i prefektit të ri të Shkodrës, Valdrin Pjetri.

Kryebashkiakja e Shkodrës, Ademi, është përplasur me drejtorin e Policisë së Shtetit, Veliu.

Ademi i ka kërkuar dyshes Lleshi-Veliu që për parandalimin e ngjarjeve të rënda si ajo e para dy ditëve në Shkodër, të ketë forca të specializara ndërsa ka deklaruar se krimi i rëndë mund të parandalohej.

Pas kësaj Veliu ka replikuar me Ademin duke i thënë se para një jave, kryebashkiakja kishte pasur një tjetër opinion.

Më pas ministri i Brendshëm, Lleshi dhe drejtori i policisë, Veliu, janë larguar nga takimi ndërsa Ademi u është drejtur me fjalët:

“Nuk mund të largoheni kështu nga takimi. Ngjarja e rëndë që ndodhji në Shkodër mund të parandalohej. Shkodrën nuk ë bëjnë as 3 vetë as një polici.”