“S’keni durim të prisni 5 minuta?” Tahiri hyn në Kuvend, simpatizantët e duartrokasin: Mos ki frikë o trim

462
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ndërsa ishte duke hyrë në ambientete kryesisë së Kuvendit, ku do të jetë i pranishëm sot në mbledhjen e Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, ju është përgjigjur vetëm me një frazë të shkrurtër intersimit të mediave.
“S’keni durim të prisni 5 minuta?’, kështu ju ëhstë drejtuar Tahiri gazetarëve, ndërsa këta të fundit i ishin drejtua atij për të mësuar diçka më tepër rreth asaj që ish-ministri pritet të thotë në këtë mbledhje, për tu mbrojtur pas akuzave të bëra në drejtim të tij për lidhje me trafikantë të drogës.
Ndërkohë që në kryesinë e Kuvendit ishin të pranishëm dhe simpatizantë të tij. Të cilët i janë drejtuar me frazën: ‘Mos ki frikë o trim’.
Sigal