Skënder Gjinushi zgjidhet kryetar i Akademisë së Shkencave

505
Sigal

Skënder Gjinushi, kandidati i vetëm në garë, është zgjedhur sot Kryetar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë.

Në votim morën pjesë 43 anëtarë: 32 ishin të pranishëm në sallë, kurse 11 akademikë votuan me postë. Akademiku Artan Fuga qe i vetmi që nuk votoi dhe e denoncoi me forcë, kandidaturën e Gjinushit si njeri i zgjedhur politikisht.

Pas zgjedhjes, Gjinushi ka dhënë një deklaratë për mediat. I pyetur nga akuzat e bëra nga Fuga, se akademikët janë nga 90 vjeç, Gjinushi nënqeshi:

‘Prapë më Fugën?! Nuk ekziston në asnjë legjislacion në botë që akademikut t’i hiqet e drejta e votës për shkak të moshës, po vetëm nëse bëhet për shkaqe votash.

Të vjetrit duhen. Përsa i përket prurjeve të reja, pikërisht këtë afron platforma e re. Brezat nuk luftojnë me njeri tjetrin, nuk bëjnë brryla po punojnë sëbashku dhe i bëjnë oponencë qeverisë.’

Në vijim, Gjinushi iu shmang edhe pyetjeve të tjera. ‘Mos bëni pyetje që s’marrin përgjigje‘, tha kryetari i sapozgjedhur i Akademisë së Shkencave, i cili ne fjalen e tij theksoi se ‘ishte ne te njejten linje me Edi Ramen’.