Skema e ndihmës ekonomike, Kryemadhi: Kemi një Kryeminister që urren të varfërit

677
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi duke folur në Kuvend në seancën e debatit me mocion me kryeministrin, për heqjen e qytetarëve nga ndihma ekonomike, u shpreh se ‘kemi një kryeministër që i urren të varfërit’.
‘E kam vështire të flas për një hall pasi Shqipëria është vend i problemeve. I kuptoj qytetarët që ndjejnë neveri për politikanë’, është shprehur në fillim të fjalës së saj, Kryemadhi.
Sipas kryetares së LSI-së, nuk janë vetëm deputetët por ‘ka edhe analistë që thonë se shqiptarët janë fatlumë dhe se mesia është pranë nesh’.
‘Unë sot nuk do të flas për drogën dhe as për krimin, por për një hall shumë të madh për shqiptarët. Ne sot kemi nje kryeministër të babëzitur.
Ky zotëria që urren të varfrit, me një të rënë të lapsit ka nxjerrë nga ndihma 20 mijë familje, e për disa raste thotë se e ka fajin sistemi’, u shpreh Kryemadhi.
Kryetarja e LSI-së deklaroi se, ‘sot nuk kemi hollona, por kemi njerëz që marrin ushqime me lista’.
‘Njerëzit u përjashtuan nga skema, por çfarë krimi paskan bërë.
Ne jemi një forcë politike që kemi një skeme për të luftuar varfërinë. Duhet tu garantohen shqiptarëve të ardhurat minimale.
Fondi i ndihmës ekonomike duhet të shkojë në 2 për qind të GDP’, theksoi gjatë fjalës së saj, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Sipas saj, ‘me këtë skeme mbi 300 mijë të varfër do të shpëtonin nga varfëria’.
‘Të kursejmë koncesionet abuzive të shëndetësisë dhe kjo skemë bëhet e realizueshme’, theksoi në fjalën e saj në Kuvend, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.
Sigal