Skaneri i Adi Krastës: Jemi në djujmin e fundit!

679
Sigal

*Monologu i Adi Krastës në nisje të emisinit “A Show”

Askush nuk do kishte menduar se dy qeverisje të dy partive që pretendojnë se janë aq të ndryshme nga njëra-tjetra, do kishin rezultuar e njëjta dramë popullore. Në një kërkesë mëse të natyrshme për rotacion, çdo qytetar i republikës kërkon që qeverisja që vjen të jetë më e përgjegjshme, më e kujdesshme, më realiste, me e ndjeshme dhe natyrisht më e përulur se ajo e mëparshmja. Gjë që nuk ka ndodhur edhe këtë herë.

Dalja jashtë kontrollit e kanabizimit të territorit të Shqipërisë, bashkë me vet emërtimin si vend i prodhimit ‘en masse’ të drogave dhe i trafikut te tyre, ishte një goditje shumë e fortë ndaj logos së qeverisjes. Kjo ndodhi që në muajt e parë dhe u fsheh me nervozizëm nga pushteti, madje dhe në biseda të parëndësishme private. Kanabizimi i vendit ishte Gërdeci i kësaj qeverisjeje. Për t’i shkuar tendencës popullore pre krahasim, do të duhej që për të qenë njësoj si e mëparshmja kjo qeverisje duhet të vriste katër njerëz në bulevard, që në debatin pro dhe kundra të fajësohen të dy kundërshtarët në të njëjtën mënyre për të njëjtin krim. Skenë që natyrisht nuk ka gjasa të përsëritej dy here. Por largimi i më shume se gjysmë milioni shqiptarësh dhe mbetja kokëfortë e Shqipërisë në krye të listës së azilkërkuesve, bashkë me shkatërrimin e shpresës për ndërtimin e një shteti të drejte, ligjor, u trajtua nga analistë të huaj (të cilët u anatemuan gjithsesi) si një vrasje numerike, por më e sofistikuar, që nuk kishte konkurueshmëri me të vrarët në bulevard, vetëm sepse trupat e të ikurve nuk dergjeshin pllakave të dëshmoreve të kombit, por në kampe të qelbura refugjatesh dhe barqe gjithë tym, benzinë e dhe të atyre maunëve që udhëtonin për në Angli nga Kaleja.

Në psiqikën e frustruar e të lodhur të popullit tim, përgjimet dhe zëri i shqueshëm i ministrave hajdutë, e të panginjur, halabakë dhe të trembur për vdekje nga shefi dhe mëkëmbësi i tij i përgjithshëm, duket se janë të pamjaftueshme për zemërim. As e folura çapraze e dikujt që duhet të jepte zgjidhje e do të duhej të punonte më shumë dhe të fliste shumë më pak, ose aspak, nuk duket se ka shkaktuar deri sot një shqetësim. Psikologet mund të shohin një marrëdhënie të çuditshme mes liderit dhe njerëzve të zakonshëm në Shqipëri. Ne të dashur teleshikues i dukemi qeverisjes disa numra sondazhesh, të përgjumur e në trans. Vetem numri afro 10% në zgjedhjet e fundit farsë i ka shqetësuara ata që gjykojnë popllin. Aspak mërzia dhe palumturia etij, kritikat dhe lënia e vendit, as talljet online. Jo. Ishin numrat e sondazheve që e mbanin në këmbë caprazllëkun, arrogancën. Pas rënies dramatike të numrave vjen menjëherë squllja. Dhe hakmarrja. I dhimshëm si teatër. Sidomos kur mendon se kush e bën dhe si ja del.

Por duhet thënë nuk do ishte vetëm arroganca shtetërore që shkakton një stepje të njeriut të zakonshëm. As ekonomia e cila sot është në gjunjë. As mungesa e komunikimit normal midis shtetit, pushtetit, opozitës dhe popullatës. As mosfunksionini i institucioneve kushtetuese. As dakordesimi i dyshimtë e çuditshëm i ambasadorëve të përfaqësive të huaja.

Është mungesa e limiteve të fyerjes, të konspiracioneve të tryezave për të thyer kundërshtarët dhe ata që mendojnë ndryshe. Ështe ajo që quhet toka e djegur e parimeve morale dhe tq edukatqs të njerëzve të veshur me pushtet që duhet thënë do tq duhej tq vinte nga prindërit e tyre. Per ccdo diktator me vese, e para qq ka dqshtuar është nëna e tij.

Sidoqoftë nuk jane vetëm pushtetarët të devijuar e amorale. Dashur-padashur ne të gjithë sepse i pranojmë. Nuk ka fajtorë të pjesshëm as faj gjysmak. Ajo ç’ka është po aq paradoksale aq edhe e pakuptueshme,  pra dhe e paturpshme, është se qeverisja ka vendosur të kryejë me kokëfortësi dy aksione që e lexojnë shëmtuar dhe në mënyrë përfundimtare atë. Nga njëra anë ka vendosur të pasurohet dhe pasurojë shërbëtorët dhe nga ana tjetër të lërë pa bukë pa punë, e për këtë shkak pa fjalë, ata që mendojnë ndryshe. A nuk u ccartëm ne kur ka ndodhur kjo në qeverisjet e mëparshme? A kemi ne kujtesë apo jo? U tmerruam. Reaguam fort. Dhe nuk e kishim personale. E kishin për vendin për veten dhe për Shqipërinë. Dhe për njerëzit.

Në mandatin e dytë të kësaj qeverisjeje ka sidoqoftë edhe elementë komiciteti përtej presionit që vazhdon të jetë shumë i madh. Nuk të sulmon vetëm shteti, segmente të ccmendura të tij, por në menyre kapilare dhe, të vazhdueshme, të mirëorganizuar, ose jo xhanëm, të sulmojnë ish shokë e shoqe shkollash, bashkë me prindërit e tyre të ccuditur, ‘a çfarë ke bërë ti’, kunetër, kunata, fqinj të inatosur, shokë tavolinash të vjetra e të vlefshme me pyetjen ‘ku në të sëmës mendon se do shkosh ti që vepron kështu, mor i çmendur?’

Është as më pak e as më shumë lënia që gjindja i bënte një njeriu kur pushteti i Enver Hoxhës vendoste ta hidhte në plehra. Në momentin që të shkelte këmba të linin të gjithë. Kjo Shqipëri është. Kaq i thellë është polarizimi. Është pothuaj i pashpëtim. Kjo është ajo që të mërzit sot, të trishton. Është e njejta sjellje njerëzore. Ti, me të vërtetën tënde që tanimë për shkak të Trampit shoqërohesh më të vërtetat alternativë, ndjehesh jo vetëm “vetëm” por i sulmuar dhe i pakuptuar. Është një betejë jo e lehtë edhe për tu kuptuar, sidomos jo e barabartë. Nuk është e vërtetë që përballë qëndron vetëm propaganda e shfrenuar kakofonike. Përballë nesh, anash, mbrapa, me një observim të pafshehur të ndjekin ata me të cilët ke ndarë dikur ëndërrën e madhe për demokraci, pushtet të ndershëm llogaridhënës, shtet të drejtuar nga teknokratët jo nga militantët dhe jetë që nuk të trazohet nga zhurma e postraleve e sulmeve të paprincipta.

Po ccfarë duam ne. Pse i qasemi të vërtetave kështu, peërse nuk i shërbejmë pushtetit që t’ja hedhë pas vjedhjes së votave, anatemimit të individëve, shkatërrimit të bizneseve, fshehjes së skandaleve. Ne duam një vend normal. Ku nuk bëhet gënjeshtra mënyre të qeverisuri dhe natyrisht ku qeverisësit duhet ta ndjejnë se besimi popullor dhe leja për të qeverisur janë të rëndësishme dhe të përkohëshme. Qëllimi i informimit tonë dhe i gazetarisë që bëjmë është të ndikojmë. Po jo në mënyrë egoiste, jo me një axhendë të caktuar. Ne e dime se në  ccdo familje shqiptare që është e lumtur pse partia e tyre është në pushtet, në mënyrë të justifikushme mdaje, duhet të ketë një moment qartësimi, kur dyert janë mbyllyr dhe jemi përballë njeri-tjetrit atje themi nuk shkon më, një qartësim qoftë edhe momental. Ka një moment analizë. Ka një ccast kur vështrimi kritik mundohet ta kalojë membranën propagandistike, për të cilën harxhohet shumë para, shumë njerëz punojnë. Këto familje të majta apo ato historikisht të djathta, apo xhanëm familjet inerte janë të rëndësishme jo vetëm për fatet e tyre, por për fatet e vendit. Militantizmi i tyre e vendos vendin përpara sprovave të pjelljes së diktatorëve. Nëse këto familje të majta konformohen, shurdhohen, verbohen, u mbytet analiza, ajo që e pëson goditjen është Shqipëria, është e ardhmja. Në këto rrethana, rreziku është shumë i madh tabi, ne të rrisim femijë që do bëhen burra e gra narcizistë, egoistë, sipërfaqësorë, moralisht të devijuar. Sicc fatkeqësisht ndodhi me këtë brez, me brezin tonë.

Sidoqoftë, në momentet e presionit të madh të ushtruar nga qeverisjet, sipas një aksiome të artë që do të duhej të ruante ekuilibrin universal nis dhe ccarja përfundimtare, si pararendëse e vetë fundit. Dua tiu them një gjë, metri i fundit përpara se një avion që ulet në pistë të prekë tokën quhet djujmi i fundit. Pra jemi në djujmin e fundit.

Njerëzve të inatosur e hakmarrës të ccdo pushteti, kaq të njejtë me njëri-tjetrin u themi se “ata ishin dikur e ardhmja”. Ka ardhur një kohë-tjeter. Shqipërinë që ata nuk e bënë dot duhet ta bëjmë ne si qytetarë të angazhuar, që nuk u shpëton asgjë dhe që kërkojnë nga klasa politike profesionalizëm dhe ndershmeri.