Skanerat e QSUT në 2 vjet, kanë punuar vetëm 2 muaj

578
Skaneri i urgjencës të spitali më i madh i Shqipërisë, te Nënë Tereza, (i vlerësuar nga Ministria e Shëndetësisë si një ndër aparaturat më bashkëkohore në spital, me vlerë afro 1.3 milionë euro) nuk funksionon që prej muajit janar.Askush nga drejtuesit e spitalit Nënë Tereza, por edhe nga ministria e Drejtësisë, nuk mund t’u thotë mjekëve dhe pacientëve se kur do të mundoësohet riparimi I skanerit, por drejtuesi, duke ngritur supet, thonë: Do të vijnë teknikët”. Ditë më parë u prish edhe skaneri I pediatrisë. Burime brenda QSUT-së shprehen se shkak për prishjen e skanerit të fundit ishte mbingarkesa e pacientëve që vinin nga urgjenca. Serisë se aparaturave te prishura ne shëndetësi i është shtuar dhe skaneri i urgjencës se Qendrës Spitalore “Nene Tereza”. Çdo dite kjo aparature kryente 65 ekzaminime nga Tirana, rrethet por dhe urgjencat e spitalit Ushtarak. Nga mëngjesi i djeshëm dhe ky skaner është prishur, ndërsa pacientet thonë se nuk dine ku te shkojnë
Mjeku i Urgjencës: Zoti ministër, skanerat në 2 vjet kanë punuar vetëm 2 muaj
Mjeku i Urgjencës së spitalit Nënë Tereza, Petrit Vargu, në një statut në rrjetin e vet social, fb i drejtohet ministrit duke shkruar: Ndërsa ministri deklaron që ka 2 muaj që skanerat në QSUT nuk funksionojnë. Z .Ministër, do të ishit më afër realitetit nëse do të deklaronit që në dy vitet e fundit skanerat kanë punuar vetëm 2 muaj. Për informacione më të sakta mund të pyesni radiologët e QSUT-së. Meqë ra fjala, kush është shkaku? Pse më parë GE i rregullonte skanerat?
Shkaku: Klientelizmi 
Ministri Beqaj, u mundua të justifikohet për kohën e gjatë që u duhet skanerave të QSUT të rregullohen, se problem është tenderat e serviseve që nuk janë realizuar në 2014. Mirë, le ta pranojmë, si të vërtetë këtë shkak. Po a nuk është vetë përgjegjës ministri I Shëndetësisë për këtë shkak? Kujt tjetër ministri Beqaj, do t’I kërkojë përgjegjësinë e dështimit të tenderave të servisit gjatë 2014? Dhe përse dështojnë tenderat e servisit të skanerave të QSUT, gjatë 2014, zoti Beqaj? 
Përse prishen skanerat e rinj të QSUT?
Kjo pyetje duhet ngritur e para, ndaj ministrit Beqaj, sepse “prishen” shpesh, edhe skanerat e rinj, që bëjnë miliona euro. Si ka mundësi, që pridhen kaq shpesh vetëm skanerat e rinj të QSUT, edhe pse duan të nxjerrin si shkak intensitetin e punës, kur ndërkohë dhe paralelisht, skanerat e privatëve, që janë rreth e qark QSUT nuk prishen asnjëherë, por punojnë në full? Pacientët e QSUT, në hallin e madh, për të mbaruar sa më parë punë, detyrohen që skanerat e tyre t’i bëjnë te privatët, ngaqë skanerat e QSUT në këto 2 vjet që është ministër Beqaj, punojnë vetëm 2 muaj, ndërsa 22 muajt e tjerë, presin rradhën e …servisit, ose të tenderave të ministrit Beqaj?! Mos vallë ministri Beqaj, duke mbajtur 22 muaj skanerat e QSUT të prishur, duke mbajtur peng tenderat e serviseve të tyre gjatë 2014, u shërben klientëve të tij politikë, që kanë skanerat privatë përqak QSUT, duke u çuar klientë të gjithë pacientët e QSUT? Apo, ministri Beqaj, duke rënuar tërësisht skanerat e QSUT, më në fund, për të gjetur zgjidhjen e problemit, do të japë me koncension edhe shërbimin e skanerave te privatët? 
Sigal