Skandaloze, shembet ura e re Laç-Mamurras, fatin e saj dhe shumë të tjera në vend

779
Ura e Drojës Laç-Mamurras është shembur gjatë ditës së djeshme si pasojë e prurjeve të shumta të shiut. Qarkullimi në këtë aks u paralizua. Por ajo që vlen për tu theksuar se kjo ura është bërë vetëm para dy vitesh, dhe tashmë ka përfunduar e shkatërruar. Në vendin e quajtur Derven, rruga ka pësuar dëme pasi është shembur ura e Drojës duke bërë që të paralizohet lëvizja e automjeteve në këtë aks. Prurjet në lumit e Drojës janë të shumta.

Shirat e rrëmbyeshëm kanë bërë të mundur edhe shembjen e tre urave në Shijak duke bllokuar tre fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel. Për këtë arsye qarkullimi është bërë i pamundur duke izoluar banorët e fshatrave. Ndërsa probleme ka edhe në Ballias, pasi janë bllokuar rrugët. Në këtë zonë u raportuan ditën e djeshme të përmbytura 50 banesa, 40 familje u evakuuan. Një tjetër urë u shemb përgjatë aksit Krujë-Qafë Shtamë.

Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të pasdites se të premtes. Ura siguron lidhjen me 5 fshatra të zonës, të cilët kanë mbetur të izoluar.

Një tjetër urë që është shkatërruar pasditen e djeshme, është ajo që lidh fshatin Vanë me Delvinën. Bëhet e ditur se 350 familje të kësaj zone, kanë mbetur të bllokuara, pasi ura e cila është shembur, si pasojë e shirave të rrëmbyeshëm, ka qenë e vetmja nyje lidhëse. Banorët kanë kërkuar ndihmën e autoritete për të parë situatën e krijuar. 
Sigal