Skandali Xhafaj/ Alibeaj: Përgjimin e ka bërë një gazetar!

701
Sigal

Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka zbuluar në emisionin “Të Paekspozuarit”, se audio përgjimi i Agron Xhafajt dhe intervista e Albert Veliut, është bërë nga një gazetar. Kjo është hera e parë që një eksponent i PD-së, konfirmon zyrtarisht se kush e ka bërë përgjimin. Alibeaj është një nga tre eksponentët e PD-së, që ka dalë në konferencat për shtyp ku janë publikuar fakte për vëllanë e Ministrit të Brendshëm. Pak ditë më parë, Sali Berisha u shpreh se përgjimin mund ta kishte bërë një gazetar por pa e konfirmuar këtë gjë.