Skandali/ Tahiri shantazhe e kërcënime ndaj anëtarëve të LSI, zbulohen takimet e pasmesnatës

644
Burime të 360grade.al kanë bërë të ditur rastet te presioneve dhe shantazheve të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri ndaj aktivistëve të LSI-së.
Gjithashtu, po burime të 360grade.al konfirmojnë edhe angazhimin e drejtuesve por edhe ish-drejtuesve të lartë të Policisë gjatë kësaj fushate duke kërcënuar hapur anëtarët e LSI-së.
Mësohet se Saimir Tahiri në praninë e drejtorit të spitalit Enkelejd Joti ka telefonuar përfaqësuesin e LSI në këshillin bashkiak dhe e ka kërcënuar me vendin e punës në spital.
Gjithashtu, Tahiri ka thirrur në takim tek vila e Cenollarit në Pezë Helmës me një simpatizant të LSI dhe e ka kërcënhuar që të mos merret më me fushate.
Në këtë takim ka qënë i pranishëm dhe shefi i komisariatit të Vorës. Tahiri ka kërcënuar personalisht dhe dy simpatizantë të LSI të cilët i ka takuar në lokalet e Tiranës në orët e vona të natës.
Burime të 360grade.al bëjnë po ashtu të ditur se Policia e Vorës ka shoqëruar pa asnjë motiv simpatizantin e LRI, Denis Ibrahimi për disa ore. Policia e Vorës pas një lajmi të rremë në një portal ka shoqëruar dhe mbajtur gjithë natën në komisariat një familje nga fshati Mucaj ku i është bërë presion për të pranuar që kanë marrë lekë nga anëtarë të LSI.
Ish drejtori i policisë rrugore Tirane Ervin Hasrama, me origjinë nga fshati Muçaj Vore, i cili kishte vite që nuk shkelte në fshat, është instaluar në Vore, ku i bën presion bashkëfshatarëve të tij, duke i kërkuar votën për PS.
Po ashtu, Shefi i SHKB ka kërcënuar simpatizantin e LSI në Prezë. Ndërsa shefi i komisariatit Vore, me kërkesë të Belinda Ballukut është rikthyer në detyre pas 2 javësh dhe kushti që i është vënë është shoqërimi i simpatizantëve të LSI.
Policia e Shtetit duhet të nisë hetimet për verifikimin e denoncimeve të shumta që shtetasi Agim Kajmaku ofron para në këmbim të votës në fshatrat Preze, Marikaj, Malqinet dhe Mucaj.


Marrë nga 360gradë.al

Sigal