Skandali/ Policia presion kandidatit për të pranuar mandatin e deputetit

584
Sigal

Ish-deputeti Luan Baçi, kryetar i degës së PD-së në Fier, ka denoncuar një rast të paprecedent, kur policia po ushtron presione ndaj kandidatëve në listat për deputet që të pranojnë mandatin, për të plotësuar vakancën në Kuvend. Baçi tha se kandidati për deputet në listat e PD, Pandeli Tole është arrestuar dhe është vënë në presion për të pranuar mandatin e deputetit. “I kanë prerë fletë arrestin dhe po e mbajnë brenda pasi nuk ka pranuar mandatin. Pandeli Tole po mbahet në mënyre të padrejtë”, ka thënë Baçi. Baçi shtoi se policia është vendosur në shërbim të politikës. “Pandeli Tole mbahet në birucë dhe po i bëhet presion nga Policia e Shtetit në Fier, përse nuk pranon të marrë mandatin e deputetit të “Opozitës” së emëron Kryeministri Rama. Policia është vendosur në shërbim të politikës dhe qeverisë. Po cenon të drejtat e qytetarëve fierakë”, u shpreh Baçi. Pandeli Tole është arrestuar mesditën e së mërkurës.