Skandali “Panama Papers”, Berisha: Të përfshirë, Surreli, Beqaj dhe Koçua

446
Ish-kryeministri Sali Berisha, i pyetur jashtë sallës së Kuvendit nga mediat, lidhur me skandalin e Panama papers, u shpreh se në këtë çështje Shqipëria përfaqësohet nga qeveria Rama. Duke ironizuar ai tha se në Shqipëri Panama Papers, është Surreli, një pallat dhe deputeti i jugut Koço Kokëdhima. “Panama Papers është Surreli, është Koçua, është Beqja, është një pallat te lagja ime…”, u shpreh ish kryeministri Berisha. Ndërkohë ai theksoi se këta emra janë edhe në listën që disponon ministri i Financave Arben Ahmetaj, i cili tha gjatë fjalës së tij në Kuvend se kemi emra të përfshirë në skandalin e Panama Papers. “Ai që tha kemi emra, ka emrin e vet dhe të Edi Ramës në ‘Panama Papers”, vijoi më tej ish kreu i qeverisë. Ndërsa ka hedhur poshtë akuzat e socialistëve se djali i tij është i përfshirë në këtë skandal, duke ftuar organet kompetente që të nisin menjëherë hetimet.
Sigal