Skandali “Panama”/ Manjani: Do të bëjmë ligj për kompanitë offshore

432
Ministri Manjani ka deklaruar sot se do të propozojë që të ndërmarrin nisma për kompanitë offshore, që ka të bëjë me deklarimin e aksionerëve të kompanive që investojnë në vendin tonë. Kjo lidhet me skandalin botëror të Panamasë, ku në mesin e 11.5 milionë dokumenteve që kanë rrjedhur janë edhe kompani dhe biznesmenë shqiptarë. “Për të realizuar këtë gjë, u shpreh ministri, do të ndiqet modeli gjerman që ka implementuar një ligj të tillë që kompanitë me llogari offshore, duhet të bëjnë publikë emrat e aksionerëve”. I pyetur nëse ka politikanë shqiptarë të përfshirë në skandalin e Panamasë, Manjani deklaroi se nuk ka dijeni për këtë. Ai më tej shprehu mbështetjen e tij për Prokurorinë në hetimet për skandalin botëror që ka prekur edhe Shqipërinë.
Sigal