Sigal

Enkeleda Rexhepi, 31-vjeçarja nga fshati Ostren i Bulqizës nuk mundi dot të sillte në jetë trinjakët e saj. Ata nuk mundën të mbijetojnë për shkak të komplikacioneve. E reja shtatzënë ishte paraqitur në spital e Bulqizës pasi ishte transportuar me kalë nga zona e thellë e Ostrenit. Në spital nuk ka pasur gjinekolog prej vitesh ndërsa ende janë të paqarta, shqetësimet që kishte gruaja që mbante në bark tre fëmijët. Ky është një tjetër skandal dhe tregues i qartë ku është katandisur shërbimi shëndetësor publik, ndërkohë që qindra miliona euro për shëndetësinë u faturohen koncesioneve që ka dhënë qeveria për shërbimet shëndetësore publike, ndërkohë, që njerëzit vdesin, sepse nuk kanë mjek.