Skandali me reklamat, PS: “Ministria e Bujqësisë shpenzoi 400 mijë dollarë”

425
Sigal

Partia Socialiste ka vijuar të denoncojë skandalin me reklamat shtetërore. Deputeti Eduart Shalsi është ndalur tek abuzimet që sipas tij ka kryer Ministria e Bujqësisë. Sipas Shalsit vetëm në dy vite, në vitet 2009-2011, kjo Ministri ka shpenzuar 400 mijë dollarë për të reklamuar veten, ndërkohë ka harruar të gjitha premtimet ndaj fermerëve për karburant me çmim të ulët dhe subvencione. “Pra Ministria që e ka lënë fshatin në pikë të hallit dhe që ankohet vazhdimisht për mungesë buxheti na paska para për të shpenzuar për reklama. Në kushtet e thatësirës, kur kjo qeveri dhe kjo Ministri nuk kanë marrë asnjë masë, lërë pastaj për kanalet e ujitjes, kullimit, mbrojtjes nga përmbytjet. Kjo qeveri dhe kjo Ministri, që iu premtoi fshatarëve që do t’i rimbusonte 6 % të TVSH-së për shitjen e produkteve ushqimore, mashtrim komplet. Kjo Ministri që iu premtoi fermerëve që nuk do ua shiste karburantin me më shumë se 40 lekë, gënjeshtër e madhe. Ky dokument tregon se Ministria e Bujqësisë ka shpenzuar rreth 400 mijë dollarë për reklama dhe a e dini kur? Në vitin 2009-2011, vite zgjedhore. Si gjithmonë nuk mund të përbënte përjashtim në këtë Ministri e pranishme dhe kompania Promo e Klan-it të famshëm, ndërkohë që figuron edhe një tjetër kompani Cover Media, natyrisht jo e rastësishme nëpër media. Asgjë nuk është e rastësishme me këtë qeveri”,- theksoi Shalsi. Pak ditë më parë deputeti Shalsi paraqiti shifrat që Ministria e Rendit dhe ajo e Mbrojtjes kanë dhënë në një kompanie për të reklamuar aktivitetin e tyre. Shifrat zyrtare i kalojnë 7 milionë eurot. Në ditët në vijim priten të bëhen me dije shpenzimet e Ministrive të tjera