Ka nisur debati në Komisionin e Medias dhe të Edukimit, ku ka qenë e ftuar ministrja e arsimit Linidita Nikolla.

Albana Vokshi i drejtohet Ministres Nikolla se ka gënjyer për shpërndarjen e dëftesave, e se kjo quhet shpërdorim detyre.

Debati:

Vokshi: Keni gënjyer për shpërndarjen e dëftesave, shpërdoruat detyrën

Nikolla: Keni mungesë etike sa herë flisni, shpërndarja e dëftesave është një proces në vazhdim

Vokshi: Përgjegjësia e dëftesave bie mbi ju, kërkojini falje nxënësve sa herë që flisni

Nikolla: Po gënjeni, çështjen do ta dërgoj në prokurori