Skandali me barnat, Rama: Skemë e patolerueshme mashtrimi

433
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se tregu dhe shërbimi farmaceutik në vend ka ende boshllëqe. Gjatë një takimi me sipërmarrësit italianë, kreu i ekzekutivit pohoi se qeveria punon për të përmirësuar klimën për sipërmarrjen italiane.
Nga ana tjetër, Rama përmendi dhe skandalin në lidhje me rimburismin e barnave në Fondin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, të cilin ai e quajti ‘një skemë korrupsioni të patolerueshme’.
“Kemi 491 barna të reja. Nuk dua që askush të mendoj se ideja ime është që kemi bërë ndonjë mrekulli, pasi jemi të vetëdijshëm se sistemi ka ende boshllëqe dhe nuk ishte e rastit që një kontroll i ushtruar në Fondit e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor nxori në pah një skemë korrupsioni të patolerueshëm. Nuk kemi pse mos të jemi të inkurajuar se e goditëm këtë skemë, por është e domosdoshme të ngremë sistemin që mos të jetë më vulnerbalë nga vullnetit të individëve të caktuar. Mundësitë tona financiare mbeten ende të kufizuara.”, tha Rama.
Kryeministri Rama solli në vëmendje një rast të një sipërmarrje italiane, siç është dhe hapja e një depoje farmaceutike. Ndërkohë, ai shtoi se qeveria prej një viti ka bërë transformim në projektligjin e barnave.
“Ky fakt përbën një lajm të mirë, pasi kjo përfaqësi e çelur në Tiranë me një numër personash nuk ka vetëm misionin të punojë për Shqipërinë dhe me Shqipërinë, por të zgjerojë bazën për gjithë rajonin. Jam shumë i kënaqur për faktin se pas një vëzhgimi të kujdesshëm të gjithçkaje që ka ndodhur në këtë sektor, kjo shtëpi farmaceutike vendosi ta hedh këtë hap. Kjo për ne është shumë gjë e mirë, për të përmirësuar klimën për sipërmarrjen italiane. Kjo duke pasur bindjen se prani të tilla kanë një efekt të paçmuar promovues. Jemi në një fazë ku mund të themi se po ndodh një transformim në tregun dhe shërbimin farmaceutik dhe prej një viti kemi një ligj për barnat, që është tërësisht i përputhur me direktivat për BE për bashkimin evropian. Është një ligj që ka një cilësi të garantuar se çëshjtë hartuar në veprim të gjerë me grupet e interesit. nga ana tjetër besoj se ka qenë një hap i rëndësishëm më parë zbatimi i sistemit të çmimeve referenciale, dhe vendosja e tyre në nivele normale. Ishim i vetmi vend në botë, ku çmimet e barnave xhenerike i kishim më të shtrenjta se operatori përkatës.”, pohoi Rama.
Sigal