Skandali me aparatin e kobaltit të rrezeve në QSUT, lejohet 5 vite, po përdoret prej 16 vitesh

559
Sigal

Në Shqipëri kalojnë transit e depozitohen
ilegalisht
 8 lloje mbetjesh të
rrezikshme radioaktive, mbetjet spitalore nuk dihet ku groposen

 

 

Përparim HALILI



Gazeta Telegraf/



 Ka edhe shumë mbetje radioaktive që
dalin prej sektorit ushqimor, prej industrisë së naftës, të shkrirjes së
skrapit, të pijeve alkoolike, përpunimit të mishrave, të tekstileve vendase e
të huaja, të cilat edhe prej kalimit kohor transit, krijojnë probleme
rrezikshmërie tek ushqimet, sidomos tek prodhimet agro-bujqësore dhe bagëtitë
që ushqehen në natyrë…

Shqipëria ka nënshkruar 5 konventa lidhur me
rrezikun dhe mbrojtjen nga lëndët dhe mbetjet radioaktive dhe nga veprimi i
tyre radioaktiv. Sipas këtyre konventave, detyrohet hyrja në kufi dhe kalimi
transit mbetjeve dhe i lëndëve radioaktive nëpër territorin tokësor e detar të
Shqipërisë. Sipas letrave të konventave, përcaktohet vetëm kalimi transit, por
në fakt ka edhe shkarkime, depozitime e asgjësime të këtyre lëndëve dhe
mbetjeve radioaktive që futen dhe, që thuhet se futen nga importi dhe se gjoja
kalojnë nëpër territorin shqiptar.
 Po ku ekziston shtegu kufitar që ato futen në
Shqipëri dhe a ka shtigje të tjera ilegale për futjen e lëndëve dhe mbetjeve
radioaktive? Sipas specialistëve që kanë mbikëqyrur dhe vazhdojnë të mbikëqyrin
këtë proces, importi kalim transit, thuhet se segmenti më i përshtatshëm është
Porti i Durrësit dhe aksi nga Durrësi deri në Qafë-Thanë, madje së fundi edhe
aksi i “Rrugës së Kombit”, duke vijuar edhe përgjatë rrugës së re të Kosovës.
Shqipëria nuk ka ende një platformë për sigurinë e transportit të
 lëndëve dhe mbetje të huaja radioaktive,
mbasi konkretisht ato edhe pse transportohen ilegalisht, nuk shoqërohen as me
turp speciale policie dhe për më keq, rrezikshmëria qëndron në faktin se ato
kalojnë në rrugët mes qyteteve, ku mjafton një aksident i thjeshtë automobilistik
të ndodhë dhe, ndodh shpërthimi katastrofik për njerëzit dhe objektet.



Në Shqipëri kalojnë transit e depozitohen
ilegalisht
 8 lloje lëndësh e mbetjesh të rrezikshme
radioaktive më të rrezikshme.



Nëpër territorin detar e tokësor shqiptar,
por në shumë raste edhe në hapësirën ajrore shqiptare, kalojnë transit dhe
depozitohen 8 lloje lëndësh e mbetjesh radioaktive tepër të rrezikshme. Thuhet,
se në 20 vitet e kësaj praktike legale e ilegale me marrëveshje të fshehta e
pazare shtetërore, transportet e lëndëve radioaktive brenda vendit kanë qenë të
“sigurta” dhe kanë dalë me sukses. këto janë mbetje radioaktive nga aktiviteti
i spitaleve, sektorit ushqimor, të naftës, të shkrirjes së skrapit, të pijeve alkoolike,
përpunimit të mishrave, të tekstileve vendase e të huaja, të cilat edhe prej
kalimit kohor transit, krijojnë probleme rrezikshmërie tek ushqimet, sidomos
tek prodhimet agro-bujqësore që janë në natyrë, mbasi janë lëndë e mbetje
radioaktive me rrezatime shumë të forta Një gjë duhet mbajtur parasysh. Nëse
pranohet si e mirëqenë deklarata shtetërore, sikur  nëpër Shqipëri ka
vetëm kalim transit të mbetjeve dhe lëndëve radioaktive të huaja, problemi
qëndron tek mbetjet e vendit, të cilat qarkullojnë nga një zonë në tjetrën,
deri në depozitime e groposje, siç ndodh ende prej dy kompanie të huaja “Kurum”
e “Bankers”, të cilat groposin ilegalisht mbetjet e tyre radioaktive të naftës
dhe skrapit, nëpër zona të banuara! Po ndalemi vetëm tek një rast: Sipas
ekspertëve të rrezatimit radioaktiv, kobalti që përdoret për rreze në mjekësinë
shqiptare është tepër i rrezikshëm, madje nuk ka masa sigurie për evitimin e
këtyre rrezatimeve, madje ka edhe tejkalim afati kohor të përdorimit të tij
nëpër spitalet shtetërore e privatë, pa asnjë kontroll e parandalim.



Aparatura e rrezeve duhet të përdoret 5 vite,
por në QSUT po përdoret prej 16 vitesh



Po ndalemi tek një fakt: “Aparatura e
kobaltit që përdoret për rrezatim në mjekësinë shqiptare,, sipas standardit të
detyrueshëm, duhet të përdoret vetëm 5 vite, por në spitalet shqiptare (në
QSUT), ka 16 vite që përdoret, ndërkohë që duhej të ishte dërguar në
destinacionin ku është marrë për përdorim, konkretisht në Kanada. Por ata nuk e
kanë pranuar dhe kanë bërë Pazar me ministrin e shëndetësisë shqiptare qysh
prej vitit 2005 kur ka ardhur, për ta mbajtur në shërbim ndaj pacientëve, gjë
kjo që vret pacientët gradualisht, mbasi çliron 190 herë më tepër rrezatim, për
shkak se afatin e garancisë e ka vetëm 5 vite. Ky shqetësim është ngritur me
alarm prej specialistëve, por shteti ka heshtur e vazhdon të heshtë.
  Dhe jo vetëm kobalti, por edhe mbetjet e
tjera spitalore me rrezatim radioaktiv, janë jashtë kontrollit dhe
transportohen në mes të ditës, duke u ngarkuar në hyrje spitalesh, duke u
hedhur në kosha plehrash, nëpër kosha plehrash brenda mjediseve të spitaleve,
urgjencave, klinikave, poliklinikave, pavijoneve, laboratorëve të analizave
mjekësore e madje edhe nëpër dhoma pacientësh. Kjo ndodh në spitalet shtetërorë
dhe ato privatë. Nuk ka një disiplinim hermetik për transportin e lëndëve,
mbetjeve dhe pajisjeve me rrezatim radioaktiv. Sipas një raporti, mbetjet
spitalore nuk dihet se ku asgjësohen apo hidhen, veçse dihet që ato ngarkohen
me kamionçinë prej firmës koncesionare dhe dalin nga territoret mjekësore e
zhduken pa adresë të ditur, kur në fakt sipas standardeve, ato duhet të futen
nëpër fuçi të posaçme hermetike 200 litër, të izoluara nga një izolim betoni,
të cilat duhet të magazinohet nëpër territore të izoluar me murre betoni, pa
asnjë “vrimë” ajrimi, deri në 20 kilometër larg qendrave të banuara.